Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita Kombëtare e Karikaturave hapi dyert për të 47-ën herë

Foto: Lidhja e Piktorëve Bullgarë

Edicioni i 47-të radhazi i Ekspozitës Kombëtare të Karikaturës pritej jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga kushdo që dëshiron për të buzëqeshur mbi aktualitetin. Ekspozita është një pasqyrë e arritjeve më të larta të krijuesve bullgarë që punojnë në fushën e karikaturës.

Pandemia që po përjetojmë tash vitin e tretë me radhë, ngjarjet politike ndërkombëtare dhe vendase të muajve të fundit dhe trazirat publike që rezultuan janë temat e reja dhe të vjetra për krijuesit në ekspozitë. Shumica e veprave janë karikatura të personazheve të famshëm dhe mënyra se si i sheh syri i publikut.

Artisti Millko Dikov, i cili në fund të marsit mbushi 92 vjeç dhe është nxënës i karikaturistit të madh Ilija Beshkov, ka një pjesëmarrje nderi në ekspozitën e 47-të kombëtare.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Veprat e fëmijëve paraqesin gjurmët bullgare në mbarë botën

Pjesë të Bullgarisë të shpërndara nëpër botë dhe të ri zbuluara nga fëmijët e bashkatdhetarëve tanë - kjo është ekspozita e organizuar në hyrjen e ndërtesës së Akademisë Bullgare të Shkencave, në lidhje me takimin vjetor të Shoqatës së Shkollave Bullgare..

botuar më 22-07-28 3.47.MD

"Materializimi i Surrealizmit" – vepra origjinale të Salvador Dalis paraqiten në qytetin Ruse

Galeria e Arteve në qytetin Danubian Ruse është mikpritëse e një ekspozite unike që po ngjall një interes mjaft të madh. Nën titullin “Materializimi i Surrealizmit”, ekspozita prezanton 60 vepra origjinale të artistit gjenial të shekullit të..

botuar më 22-07-25 7.15.PD

Fotot „In Transit“ nga metroja e Nju Jorkut u rregulluan në qendër të Sofjes

Pikërisht një vit më parë ju folëm për projektin fotografik “In Transit” të bullgarit Deljan Vëllçev. Ekspozita përfshin 30 imazhe të realizuara në metronë e Nju Jorkut nga viti 2014 deri në fillimin e pandemisë Covid-19, të cilat u shfaqën për..

botuar më 22-07-23 11.15.PD