Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

43 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Georgi Ivanov
Foto: BGNES – arkiv

Georgi Ivanov shënoi emrin e tij  në histori si bullgari dhe ballkanasi i parë që pushtoi kozmosin e gjerë në një ditë, 23 orë e një minutë. Pikërisht 43 vjet më parë.

Më 10 prill 1979, në orën 20 e 34 minuta kohë lokale e Moskës nga kozmodromi në Bajkonur, i vendosur në Kazakistanin e sotëm, anija kozmike Sojuz-33 u hodh në orbitë rreth Tokës.  Në bordin e saj, pas trajnimeve të specializuara dhe një zgjedhje, janë Gjeorgji Ivanov dhe komandanti i fluturimit piloti kozmonaut nga Bashkimi Sovjetik Nikollaj Rukavishnikov.  Kështu, në atë moment Bullgaria bëhet vendi i gjashtë kozmik në botë pas Rusisë, Shtetet e Bashkuara, Çekosllovakisë, Polonisë dhe Gjermanisë.


Për këtë fluturim janë krijuar vegla gjithsej bullgare vepër e shkencëtarëve vendas.Janë zhvilluar lloje të ndryshme ushqimesh duke ruajtur shijen, aromën dhe cilësitë ushqyese të produkteve në kushte hapësinore.


Sipas planit “Sojuz-33” është dashur që të qëndrojë në Kozmos 7 ditë e net por, një problem me një nga motorët pengoi lidhjen e tij me stacionin orbital "Saljut 6" dhe e detyroi ekuipazhin në mënyrë avarie të kthehet në Tokë, pasi bëri 31 qarkullime të plota rreth saj. Të shumta janë legjendat për atë që ka ndodhur në bord në ato gati dy ditë, por fakti i vetëm i padiskutueshëm është se, gjatë gjithë misionit Georgi Ivanov mbetet i qetë dhe vendos një rekord në kozmonautikën botërore me pulsin më të qetë në historinë e fluturimeve të pilotuara.

Kostumet e Georgi Ivanov nga fluturimi i tij në vitin 1979

Sipas shumicës së ekspertëve ky ka qenë një element i rëndësishëm për fundin e lumtur të fluturimit. “Në stacionin orbital kisha marrë me vete flamurin bullgar, "Historinë sllavo-bullgare", dhe tokë nga kryeqyteti i vjetër bullgar Pliska dhe nga maja Shipka - simbol i heroizmit për çlirimin e Bullgarisë nga skllavëria Osmane”-tregoi përpara disa vjetëve Ivanov përpara Radio Bullgarisë.

Kurse nga kozmosi i hapur ai “merr me vete” 72 foto, të cilat i bën personalisht gjatë kohës së misionit. Një pjesë e madhe e fotove janë të përfshira në filmin dokumentar të Valeri Marinovit “Fluturim në skajin e pafundësisë” dhe janë treguar jo njëherë në Muzeun e Aviacionit në Krumovo, në afërsi të qytetit Plovdiv.

Pikërishtaty ruhet anija /aparati/ e uljes, me të cilën Georgi Ivanov dhe Nikollaj Rukavishnikov kthehen në Tokë.

Anija ulëse e Sojuz-33 nga fluturimi i Georgi Ivanov në 1979

Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe të Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Krumovo do të jetë me një hyrje të lirë dhe një program të posaçëm ditor.

Redaktore: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES – arkiv, BNR – Fondi arkivor

Më shumë nga rubrika

Më 11 maj Kisha Ortodokse nderon vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij

Mësuesit e parë sllavë Kirill dhe Metodij u kanonizuan shenjtor nga Kisha Ortodokse Bullgare për përkthimin dhe përhapjen e librave të vjetër liturgjikë sllavë dhe për përhapjen e krishterimit në mes të sllavëve. Të shpallur..

botuar më 22-05-11 6.15.PD

143 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Parë Bullgare

Më 16 prill 2022 festojmë 143 vjet nga miratimi i kushtetutës së parë bullgare të Tërnovos. Dokumenti afirmon vlerat demokratike të popullit bullgar dhe vendos themelet e demokracisë parlamentare bullgare. Ligji i Lartë i Shtetit është “kurora” në..

botuar më 22-04-16 7.15.PD

Shtëpia e Kaliopas ofron një shëtitje romantike në të kaluarën e qytetit të Ruses

Shtëpia e Kaliopas është një nga ndalesat e detyrueshme të çdo një njeriu që dëshiron të prekë të shkuarën e qytetit tonë danubian Ruse, i njohur si "Vjena e Vogël" . Në ndërtesën emblematike të Ruses, e ndërtuar në 1864, ndodhet Muzeu i Jetës..

botuar më 22-03-14 4.08.MD