Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është Dita e Llazarit!

“Shkollë për llazarki” – një përjetim i shkëlqyer në Muzeun “Etër”

7
Foto: Muzeu „Etër“

Vajza të reja, të veshura në veshje popullore të bukura nga krahina e Gabrovos, me kurora në kokë dhe me shporta me lule në duar, do të kalojnë në ditën e sotme festive nëpër rrugët e Muzeut Etnografik në të hapur “Etër”. Vajzat janë pjesëmarrëse  në shkollën e vetme bullgare për llazarki.

Ideja për programin arsimor lind akoma gjatë vitit 2010, kur Muzeu “Etër” vendos të ringjallë traditën “llazaruvane”, që t’i mësojë fëmijët me traditat e kësaj feste dhe ta prezantojë përpara publikut të gjerë.

“Llazaruvane është një rit për përkushtim. Pas “kalimit” përmes tij vajzat kanë të drejtë të stolisen, të veshin këmisha të qëndisura dhe t’i kërkojnë për bashkëshorte - sqaron Violeta Janeva, koordinatore e ngjarjes në Muzeun Etnografik në të hapur “Etër”. Besimet e vjetra thonë se “një vajzë e cila nuk ka qenë llazarka nuk është vajzë” dhe nëse ajo nuk ka qenë në festën e Llazarit, nuk mund të shkojë nëpër tubime dhe nuk mund të martohet”.

Festa e bukur pranverore, e cila i kushtohet dashurisë dhe begatisë - Dita e Llazarit, është ditën e shtunë në javën përpara Pashkës, kurse përgatitja për kryerjen e kësaj tradite fillon në mesin e kreshmëve të Pashkës. Në vazhdim të tre javëve vajzat pak nga pak futen në simbolikën e traditës, mësojnë këngë të ritit si dhe vallëzime, thurin kurora, me të cilat do të zbukurohen për festën. 

“Mundohemi maksimalisht të afrohemi deri tek ajo të cilën e kanë bërë paraardhësit tanë, kurse qëllimi është që t’i njohim vajzat me traditën llazaruvane dhe ato të përjetojnë festën në një mënyrë autentike - thotë Violeta Janeva. Karakteristike për këngët e vashave llazarki është se ka këngë për çdo një anëtar të familjes - vajzat, djemtë, nuset, ka këngë të posaçme kur vajzat llazarki vizitojnë shtëpinë e kryetarit të bashkisë ose të priftit. Dhe sepse këngët janë shumë, është e domosdoshme një periudhë e gjatë e arsimimit.”

Në vetë festën e Llazarit vajzat marrin pjesë në një rikrijim të zakonit i cili mbahet në muze përpara një publiku të shumtë në numër. Vajzat llazarki kalojnë përmes punëtorive në çarshi dhe lavdërojnë me këngë dhe valle mjeshtrit, të cilët janë një pjesë e paevitueshme e festës. Festa ka dhe vazhdimin e vet në ditën tjetër- Dita e Dafinës, kur realizohet dhe elementi i fundit nga tradita e Llazarit.

“Vajzat e reja llazarki i drejtohen lumit, ku lëshojnë njëkohësisht kurorat e tyre, të punuara prej degëzave të shelgut një ditë më parë.Vajza, kurora e së cilës del më përpara, do t’i drejtojë vajzat e tjera llazarki. Besohet po kështu, se ajo do të martohet e para gjatë vitit” - tregon Violeta Janeva.


Në edicionin e parë të “Shkollës për llazarki” u përfshinë rreth 10 vajza, gjatë vitit 2019 ato ishin më shumë se 30, kurse sivjet numri i tyre kalon 50. Për herë të parë organizatorët vendosën të zgjerojnë shkollën dhe të përfshijnë vajza jo vetëm nga qyteti Gabrovo, por dhe nga qytetet e afërta Drjanovo dhe Trjavna.

“Sipas traditës të ashtuquajturat “llazarki” kanë qenë vajza në moshë mbi 12 vjeç, ne pranojmë në shkollë vajza në moshë nga 14 deri në 18 vjeç dhe kjo është kryesorja dhe kushti më i rëndësishëm - saktëson Violeta Janeva. Ky rit është kalimi i vajzës përmes kufirit për t’u kthyer në grua, ajo deklaron se tashmë është gati të fejohet dhe të krijojë familje.”

Për zellin e treguar gjatë festës, vajzat e programit arsimor “Shkollë për llazarki” marrin një certifikatë se tashmë janë vajza dhe mund të martohen, gjë që natyrisht ka vetëm një vlerë sentimentale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotot janë të ofruara nga Muzeu “Etër”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD