Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

120 vjet nga lindja e kompozitorit Veselin Stojanov

Foto: arkiv

Më 20 prill mbushen 120 vjet nga lindja e njërit prej përfaqësuesve më të shquar të shkollës së kompozitorëve bullgarë – Veselin Stojanov

Ai lindi në Shumen – një qytet me tradita të pasura teatrore, muzikore dhe letrare. U diplomua për piano dhe kompozim në Akademinë e Artit Muzikor dhe Dramatik në Vjenë. Pasi u kthye në Bullgari në vitet 30-të të shekullit të kaluar ai u përfshi aktivisht në jetën muzikore të kryeqytetit. Veselin Stojanov është njeri nga themeluesit e Shoqatës së Kompozitorëve Bullgarë “Muzikë Bashkëkohore” në vitin 1933. Ai jepte mësim edhe në Akademinë Kombëtare të Muzikës; në vitin 1945 u bë profesor i kompozicionit dhe formave muzikore; më vonë - dekan i Fakultetit Teorik dhe rektor në periudhën 1956-62. Jepte mësime të kompozicionit deri në vdekjen e tij në vitin 1969.

Veselin Stojanov lë një trashëgimi të pasur krijuese me vepra për orkestër simfonike, koncerte instrumentale, opera, vepra dhome dhe vokale etj.

Uvertura festive

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Disko diva Samantha Fox do të këndojë në Sofje

Samantha Fox po viziton Bullgarinë për shfaqjen e saj "Disko diva" në një klub kryeqytetas. Ylli britanik i diskos do të performojë hitet e saj më të mëdha dhe disa nga këngët e saj të reja nga albumi i saj i ardhshëm. Para saj në skenë do të dalë..

botuar më 23-11-24 6.40.PD

Turneu kombëtar i grupit BTR me rastin e përvjetorit të 30-të të krijimit të tij

Me një këngë të re dhe me një koncerte grupi BTR е vë fillimin e turneut kombëtar “30 vjet BTR”. Grupi vazhdon linjën e suksesshme të këngëve me pjesëmarrjen e emrave emblemë të rokut bullgar. Pas suksesit të këngëve të realizuara me grupin..

botuar më 23-11-23 8.10.PD

Big Band-i i BNR-së hap sezonin me muzikën e Andy Schofield

Sonte në orën 19:00 Big Band-i i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ hap sezonin e tij të koncerteve në Studion e Parë të BNR-së në kryeqytet me muzikën origjinale të Andy Schofield. Ai është një nga muzikantët më të suksesshëm dhe më të njohur evropian të..

botuar më 23-11-23 6.25.PD