Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

120 vjet nga lindja e kompozitorit Veselin Stojanov

Foto: arkiv

Më 20 prill mbushen 120 vjet nga lindja e njërit prej përfaqësuesve më të shquar të shkollës së kompozitorëve bullgarë – Veselin Stojanov

Ai lindi në Shumen – një qytet me tradita të pasura teatrore, muzikore dhe letrare. U diplomua për piano dhe kompozim në Akademinë e Artit Muzikor dhe Dramatik në Vjenë. Pasi u kthye në Bullgari në vitet 30-të të shekullit të kaluar ai u përfshi aktivisht në jetën muzikore të kryeqytetit. Veselin Stojanov është njeri nga themeluesit e Shoqatës së Kompozitorëve Bullgarë “Muzikë Bashkëkohore” në vitin 1933. Ai jepte mësim edhe në Akademinë Kombëtare të Muzikës; në vitin 1945 u bë profesor i kompozicionit dhe formave muzikore; më vonë - dekan i Fakultetit Teorik dhe rektor në periudhën 1956-62. Jepte mësime të kompozicionit deri në vdekjen e tij në vitin 1969.

Veselin Stojanov lë një trashëgimi të pasur krijuese me vepra për orkestër simfonike, koncerte instrumentale, opera, vepra dhome dhe vokale etj.

Uvertura festive

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

DW tregon në fokus bullgaren Vivi Vasileva

Njihuni me yllin e perkusioneve - Vivi Vasileva. Kështu nis video-historia e shkurtër e Deutsche Welle-s për bullgaren 29-vjeçare, e cila në fillim të vitit u bë perkusionistja e parë me çmimin prestigjioz me emrin e kompozitorit dhe dirigjentit..

botuar më 23-11-25 10.15.PD

"Konkurrent" mbledh hitet rock dhe këngët e reja në albumin e tyre të dhjetë "Në rrugën e vështirë"

Është gati albumi i dhjetë jubilar i rock-grupit "Konkurrent", i titulluar "Në rrugën e vështirë". Disku përmban 11 versione të incizuara në studio dhe 3 performanca "live" bonus të këngëve ikonike të grupit: "Jepmë kohë", "Mama" dhe "Ëndrra e..

botuar më 23-11-24 8.45.PD

Disko diva Samantha Fox do të këndojë në Sofje

Samantha Fox po viziton Bullgarinë për shfaqjen e saj "Disko diva" në një klub kryeqytetas. Ylli britanik i diskos do të performojë hitet e saj më të mëdha dhe disa nga këngët e saj të reja nga albumi i saj i ardhshëm. Para saj në skenë do të dalë..

botuar më 23-11-24 6.40.PD