Më 20 prill mbushen 120 vjet nga lindja e njërit prej përfaqësuesve më të shquar të shkollës së kompozitorëve bullgarë – Veselin Stojanov.
Ai lindi në Shumen – një qytet me tradita të pasura teatrore, muzikore dhe letrare. U diplomua për piano dhe kompozim në Akademinë e Artit Muzikor dhe Dramatik në Vjenë. Pasi u kthye në Bullgari në vitet 30-të të shekullit të kaluar ai u përfshi aktivisht në jetën muzikore të kryeqytetit. Veselin Stojanov është njeri nga themeluesit e Shoqatës së Kompozitorëve Bullgarë “Muzikë Bashkëkohore” në vitin 1933. Ai jepte mësim edhe në Akademinë Kombëtare të Muzikës; në vitin 1945 u bë profesor i kompozicionit dhe formave muzikore; më vonë - dekan i Fakultetit Teorik dhe rektor në periudhën 1956-62. Jepte mësime të kompozicionit deri në vdekjen e tij në vitin 1969.
Veselin Stojanov lë një trashëgimi të pasur krijuese me vepra për orkestër simfonike, koncerte instrumentale, opera, vepra dhome dhe vokale etj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga data 17 deri më 19 nëntor në kryeqytet mbahet edicioni dimëror i Festivalit SoFest Winter. Adhuruesit e muzikës do të kenë mundësi të dëgjojnë më të mirën e skenës muzikore ballkanike. Mbrëmjen e parë Vëllezërit Vlladigerov do të..
Pianisti dhe kompozitor i xhazit Zhivko Petrov është gjithnjë e më i preokupuar nga rruga dhe drejtimi. Dy vjet pasi Zhivko Petrov Trio (JP3) na dha një drejtim të ri me albumin "Ndrysho drejtimin", tani është koha për të udhëtuar deri në disa..
Kompozitori i disa prej melodive më lirike në muzikën moderne bullgare pop - Momçill Kolev – më 14 nëntor feston ditëlindjen. I detyrohemi atij një sërë hitesh nga fundi i shekullit të XX-të, të cilat edhe më sot e kësaj dite i gëzojnë një..
Kuarteti më i vjetër i harqeve të Filarmonisë së Sofjes - " Sofia Quartet " - sërish i drejtohet audiencëssë fëmijëve. Këtë herë me dëshirën për t'i..
Disa ditë pas debutimit në skenën e Londrës, “Innerglow” prezantoi këngën e tyre më të fundit “Indiferent”. Pas këngës së tyre të suksesshme..