Më 20 prill mbushen 120 vjet nga lindja e njërit prej përfaqësuesve më të shquar të shkollës së kompozitorëve bullgarë – Veselin Stojanov.
Ai lindi në Shumen – një qytet me tradita të pasura teatrore, muzikore dhe letrare. U diplomua për piano dhe kompozim në Akademinë e Artit Muzikor dhe Dramatik në Vjenë. Pasi u kthye në Bullgari në vitet 30-të të shekullit të kaluar ai u përfshi aktivisht në jetën muzikore të kryeqytetit. Veselin Stojanov është njeri nga themeluesit e Shoqatës së Kompozitorëve Bullgarë “Muzikë Bashkëkohore” në vitin 1933. Ai jepte mësim edhe në Akademinë Kombëtare të Muzikës; në vitin 1945 u bë profesor i kompozicionit dhe formave muzikore; më vonë - dekan i Fakultetit Teorik dhe rektor në periudhën 1956-62. Jepte mësime të kompozicionit deri në vdekjen e tij në vitin 1969.
Veselin Stojanov lë një trashëgimi të pasur krijuese me vepra për orkestër simfonike, koncerte instrumentale, opera, vepra dhome dhe vokale etj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Formacioni “No More Many More” i përbërë me talente natyrale tashmë një dekadë është në skenën muzikore bullgare. Dhe një nga arsyet për këtë është se grupi alternativ nuk bën kompromise me stilin e tij, me meloditë origjinale dhe tekstet e fuqishme..
Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit do të ketë premierën e saj në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) më 30 tetor, të hënën, në orën 19:00 . Në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit , të cilën e shënojmë më 1 nëntorin, dhe..
Nga data 27 deri më 29 tetor do të mbahet edicioni i radhës i Plovdiv Jazz Fest. Në mesin e muzikantëve nga Bullgaria, Austria, Italia, SHBA dhe Brazili, të cilët do të vizitojnë qytetin bullgar, është një fitues i çmimit Grammy dhe 24 muzikantë të..
Dy nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop bullgare - Miro dhe Maria Ilieva - regjistruan këngën e tyre të parë së bashku, të titulluar "Nëse nesër nuk..