Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E Premtja e Madhe dhe kuptimi i flijimit të Krishtit

Foto: arkiv

Në nocionet e krishtera, e Premtja e Madhe është dita më e errët dhe më e trishtuar, e shënuar nga dhimbja, nga vuajtja çnjerëzore dhe kryqëzimi i Jezu Krishtit. Në kryqëzim, Zoti sakrifikoi Birin e tij të vetëm për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe për të mposhtur vdekjen.Prandaj Krishti është Qengji Flijues, i cili me vetëflijimin e tij anulon flijimin nga Dhiata e Vjetër dhe vendos Kungimin e Shenjtë si burim i jetës së përjetshme dhe të qëndrimit tek Zoti.

Në shërbesat kishtare ortodokse, dita që përkujton vdekjen e Krishtit në Kryq është e përmbushur me simbolikë.Liturgjia e Shenjtë nuk shërbehet gjatë ditës, sepse vetë Zoti e ka flijuar veten. Prandaj dhe besimtarët respektojnë një kreshmë të fortë - pa ushqim dhe ujë. Në mëngjes, përpara shërbesës fetare të quajtur Carski Çasove/Orët e Mbretit/ në mesin e kishës vendoset “varri” i Krishtit i zbukuruar me lule me Qefinin. Pas përfundimit të shërbesës, të krishterët të krishterët e adhurojnë atë dhe kalojnë nën të si shenjë përulësie dhe pendimi.

Nga Mesha e Krishtit - Qarja mbi varr - Këndim lindor:

Është zakon që të Premten e Madhe besimtarët që synojnë të marrin Kungimin e Shenjtë të vizitojnë mentorin e tyre shpirtëror dhe të rrëfehen. Në këtë ditë shumica i drejtojnë vetes pyetjen, nëse janë të denjë për vetëflijimin e Shpëtimtarit dhe i japin llogari vetes për të kryerën. Në mbrëmje, që të gjithë priftërinjtë në kishë kryejnë një shërbesë speciale, të quajtur Kënga e Krishtit. Në himnet kushtuar vuajtjeve të Krishtit dhe pikëllimit të Nënës së Zotit, marrin pjesë të gjithë të pranishmit në shërbesën fetare. Pas këngëve të vajtimit, priftërinjtë e nxjerrin jashtë Qefinin, të  ndjekur nga besimtarët dhe shkojnë rreth tempullit me të, në një procesion duke rikrijuar varrimin e Krishtit. Në hyrje të kishës priftërinjtë mbajnë lartë Qefinin, kurse besimtarët kalojnë përsëri nën të dhe hyjnë për liturgjinë e mbrëmjes. Priftërinjtë përsëri e vendosin Qefinin në “varr” në qendër të kishës, ku ai mbetet deri në shërbesat fetare të Pashkëve.

Të gjitha lutjet dhe këngët liturgjike gjatë ditës tregojnë kuptimin e sakrificës së Krishtit në emër të Dashurisë ndaj fisit njerëzor. Jezusi është dashuria hyjnore e mishëruar në formën dhe ngjashmërinë njerëzore, e cila hap rrugën drejt një bote më të mirë në Përjetësi përmes pendimit, faljes dhe shpëtimit të shpirtit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD