Ivan Fjodorov, Kryetari i Bashkisë së Melitopolit, i cili aktualisht është nën kontrollin rus, tha se nëse Bullgaria dhe Hungaria nuk ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën, lufta do t'u vijë atyre. “Deri para dy muajsh, askush nuk besonte se Putini do të fillonte një luftë në shkallë të gjerë në një vend demokratik evropian. Tani këto dy vende nuk besojnë se edhe në territorin e tyre mund të ketë luftë, por është e mundur”, tha Ivan Fjodorov, i cili foli para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Në mes të marsit, kur Melitopoli u pushtua nga forcat ruse, kryetari i bashkisë u rrëmbye, u akuzua për financimin e sektorit të djathtë dhe u torturua, por u shkëmbye me robër lufte ruse pesë ditë më vonë.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..