Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ramazan Bajrami është festë e myslimanëve në Bullgari

Foto: BGNES

Këtë vit 2 maji është i veçantë për myslimanët në Bullgari. Sot fillon Ramazan Bajrami - një festë treditore në të cilën besimtarët myslimanë festojnë fundin e Ramazanit.

Numri i myslimanëve në vendin tonë pas regjistrimit në fund të vitit 2021 ende nuk është konfirmuar, por statistikat e vitit 2011 tregojnë se mbi 577 mijë persona, ose 10% e popullsisë së vendit, identifikohen si myslimanë.

Përmes Radio Bullgarisë Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Dr. Mustafa Haxhi përshëndeti myslimanët në Bulgari me rastin e festës së tyre Ramazan Bajram.

“Muaji i Ramazanit kaloi dhe ne u zhytëm në mbarësinë e këtij muaji, por ai është gjithmonë i shkurtër. Sot jemi në Bajram dhe të gjithë po festojnë, pavarësisht se çfarë adhurimi dhe lutjeje kanë bërë këtë muaj. Sot askush nuk pyet askënd se çfarë adhurimi dhe lutje ka bërë. Të gjithë përpiqen të bëjnë një të mirë tjetër duke vizituar njerëzit e tyre të dashur, të afërmit dhe veçanërisht prindërit e tyre.

Allahu i dhëntë lumturi dhe jetë të gjatë në këtë botë dhe në botën e përtejme. Gëzuar Bajramin!”

Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas me Kurban Bajramin. Ai i vë fund agjërimit 30 ditor të myslimanëve. Festimi fillon me lutjen Namaz Bajram, pas së cilës besimtarët ulen në një tavolinë të pasur. Përgatiten gjellët dhe ëmbëlsirat tipike për rajonet e ndryshme, por më shpesh kjo është bakllavaja.

Akoma hollësira për traditën në këtë ditë tregon publikimi “Myslimanët në Bullgari festojnë Ramazan Bajramin” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Shefkie Çakër

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD