Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ramazan Bajrami është festë e myslimanëve në Bullgari

Foto: BGNES

Këtë vit 2 maji është i veçantë për myslimanët në Bullgari. Sot fillon Ramazan Bajrami - një festë treditore në të cilën besimtarët myslimanë festojnë fundin e Ramazanit.

Numri i myslimanëve në vendin tonë pas regjistrimit në fund të vitit 2021 ende nuk është konfirmuar, por statistikat e vitit 2011 tregojnë se mbi 577 mijë persona, ose 10% e popullsisë së vendit, identifikohen si myslimanë.

Përmes Radio Bullgarisë Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Dr. Mustafa Haxhi përshëndeti myslimanët në Bulgari me rastin e festës së tyre Ramazan Bajram.

“Muaji i Ramazanit kaloi dhe ne u zhytëm në mbarësinë e këtij muaji, por ai është gjithmonë i shkurtër. Sot jemi në Bajram dhe të gjithë po festojnë, pavarësisht se çfarë adhurimi dhe lutjeje kanë bërë këtë muaj. Sot askush nuk pyet askënd se çfarë adhurimi dhe lutje ka bërë. Të gjithë përpiqen të bëjnë një të mirë tjetër duke vizituar njerëzit e tyre të dashur, të afërmit dhe veçanërisht prindërit e tyre.

Allahu i dhëntë lumturi dhe jetë të gjatë në këtë botë dhe në botën e përtejme. Gëzuar Bajramin!”

Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas me Kurban Bajramin. Ai i vë fund agjërimit 30 ditor të myslimanëve. Festimi fillon me lutjen Namaz Bajram, pas së cilës besimtarët ulen në një tavolinë të pasur. Përgatiten gjellët dhe ëmbëlsirat tipike për rajonet e ndryshme, por më shpesh kjo është bakllavaja.

Akoma hollësira për traditën në këtë ditë tregon publikimi “Myslimanët në Bullgari festojnë Ramazan Bajramin” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Shefkie Çakër

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe paqja në sytë e fëmijëve tanë jashtë vendit

Vendi ynë sërish është duke u përpjekur të kuptojë rrënjët e një modeli tjetër unik bullgar. Por në vend që të kërkojmë vazhdimisht veten, këtë herë mund të shikojmë atë imazh të pastër dhe të idealizuar të Bullgarisë në imagjinatën e fëmijëve..

botuar më 22-08-06 2.45.MD

Zanatet bullgare janë duke u zhdukur

Zanatet tradicionale bullgare janë transmetuar me shekuj nga babai te djali, nga mjeshtri te nxënësi. Dhe veprat e tyre po vazhdojnë të na mahnitin edhe sot e kësaj dite. Por sot, për fat të keq, nuk ka pothuajse asnjë vazhdimësi dhe shumë nga..

botuar më 22-08-04 7.15.PD

Rajna Manxhukova: Institucionet në Bullgari duhet t’i marrin seriozisht problemet e bullgarëve në mbarë botën

Për një vit tjetër Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit do të nderojë fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën që morën pjesë në konkurse për këngë, vizatim apo vepër letrare kushtuar vendit tonë. Ceremonia zyrtare do të mbahet më   3 gusht..

botuar më 22-08-03 12.24.MD