Këtë vit 2 maji është i veçantë për myslimanët në Bullgari. Sot fillon Ramazan Bajrami - një festë treditore në të cilën besimtarët myslimanë festojnë fundin e Ramazanit.
Numri i myslimanëve në vendin tonë pas regjistrimit në fund të vitit 2021 ende nuk është konfirmuar, por statistikat e vitit 2011 tregojnë se mbi 577 mijë persona, ose 10% e popullsisë së vendit, identifikohen si myslimanë.
Përmes Radio Bullgarisë Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Dr. Mustafa Haxhi përshëndeti myslimanët në Bulgari me rastin e festës së tyre Ramazan Bajram.
“Muaji i Ramazanit kaloi dhe ne u zhytëm në mbarësinë e këtij muaji, por ai është gjithmonë i shkurtër. Sot jemi në Bajram dhe të gjithë po festojnë, pavarësisht se çfarë adhurimi dhe lutjeje kanë bërë këtë muaj. Sot askush nuk pyet askënd se çfarë adhurimi dhe lutje ka bërë. Të gjithë përpiqen të bëjnë një të mirë tjetër duke vizituar njerëzit e tyre të dashur, të afërmit dhe veçanërisht prindërit e tyre.
Allahu i dhëntë lumturi dhe jetë të gjatë në këtë botë dhe në botën e përtejme. Gëzuar Bajramin!”
Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas me Kurban Bajramin. Ai i vë fund agjërimit 30 ditor të myslimanëve. Festimi fillon me lutjen Namaz Bajram, pas së cilës besimtarët ulen në një tavolinë të pasur. Përgatiten gjellët dhe ëmbëlsirat tipike për rajonet e ndryshme, por më shpesh kjo është bakllavaja.
Akoma hollësira për traditën në këtë ditë tregon publikimi “Myslimanët në Bullgari festojnë Ramazan Bajramin” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Shefkie Çakër
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva
"Lufta në Ukrainë dhe çmimet e gazit ndikojnë fuqishëm në qëndrimet e opinionit publik. Mund të shihet polarizim i fortë dhe radikalizim i opinioneve." Këtë e bëri të ditur sociologia Genoveva Petrova nga "Alfa Research" për BNR, duke u bazuar në..
Studimi i dytë i këtij viti mbi popullsinë e delfinëve në Detin e Zi është duke u zhvilluar. Sondazhi përgjatë bregut jugor të Detit të Zi tashmë është drejt fundit dhe në gusht, nëse moti është i favorshëm, do të bëhet edhe përgjatë bregdetit tonë..
Korriku dhe gushti-muajt e dashur dhe të preferuar të verës, në të cilat dëshira të ndodhesh në ndonjë plazh mes natyrës larg qytetit, bëhet pothuajse e paevitueshme. Për një pjesë nga kryeqytetasit, pushimi i shumëpritur është një traditë të cilën..
Mijëra banorë të Plovdivit dhe mysafirë të qytetit shijuan tortën, e cila u shpërnda në festën e "Ditës së Ashuresë". Sipas traditës, Ashure u mbajt..
Universiteti i Mjekësisë në Sofje dhe Universiteti Bujqësor në Plovdiv iu bashkuan konsorciumit nga nisma “Universitetet Evropiane”. Komisioni..
Në projektin televiziv “Evropa nga lart” të National Geographic, i cili do të ketë premierën në shtator të vitit 2022, përfaqësohen gjashtë shtete, mes të..