Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ramazan Bajrami është festë e myslimanëve në Bullgari

Foto: BGNES

Këtë vit 2 maji është i veçantë për myslimanët në Bullgari. Sot fillon Ramazan Bajrami - një festë treditore në të cilën besimtarët myslimanë festojnë fundin e Ramazanit.

Numri i myslimanëve në vendin tonë pas regjistrimit në fund të vitit 2021 ende nuk është konfirmuar, por statistikat e vitit 2011 tregojnë se mbi 577 mijë persona, ose 10% e popullsisë së vendit, identifikohen si myslimanë.

Përmes Radio Bullgarisë Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Dr. Mustafa Haxhi përshëndeti myslimanët në Bulgari me rastin e festës së tyre Ramazan Bajram.

“Muaji i Ramazanit kaloi dhe ne u zhytëm në mbarësinë e këtij muaji, por ai është gjithmonë i shkurtër. Sot jemi në Bajram dhe të gjithë po festojnë, pavarësisht se çfarë adhurimi dhe lutjeje kanë bërë këtë muaj. Sot askush nuk pyet askënd se çfarë adhurimi dhe lutje ka bërë. Të gjithë përpiqen të bëjnë një të mirë tjetër duke vizituar njerëzit e tyre të dashur, të afërmit dhe veçanërisht prindërit e tyre.

Allahu i dhëntë lumturi dhe jetë të gjatë në këtë botë dhe në botën e përtejme. Gëzuar Bajramin!”

Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas me Kurban Bajramin. Ai i vë fund agjërimit 30 ditor të myslimanëve. Festimi fillon me lutjen Namaz Bajram, pas së cilës besimtarët ulen në një tavolinë të pasur. Përgatiten gjellët dhe ëmbëlsirat tipike për rajonet e ndryshme, por më shpesh kjo është bakllavaja.

Akoma hollësira për traditën në këtë ditë tregon publikimi “Myslimanët në Bullgari festojnë Ramazan Bajramin” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Shefkie Çakër

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një hapësirë për ngjarje në zonën industriale? "Mision i mundshëm"

Korriku dhe gushti-muajt e dashur dhe të preferuar të verës, në të cilat dëshira të ndodhesh në ndonjë plazh mes natyrës larg qytetit, bëhet pothuajse e paevitueshme. Për një pjesë nga kryeqytetasit, pushimi i shumëpritur është një traditë të cilën..

botuar më 22-07-29 7.15.PD

Gazi i Parajsës - argëtimi i ri modern dhe i rrezikshëm për adoleshentët

Frymëmarrja e gazit të parajsës është një modë që, me fluturimet e saj joshëse, pavarësisht dhe kalimtare përtej realitetit, po magjeps gjithnjë e më shumë adoleshentë. Por, del se loja e tyre fare nuk është padëmbshme.  Avokatja e..

botuar më 22-07-28 1.20.MD

Arsimi jashtë vendit është një element i sigurisë kombëtare

Zemra dhe shpirti i komuniteteve bullgare në mbarë botën janë shkollat ​​e së dielës, ku fëmijët mësojnë gjuhën, kulturën, historinë dhe traditat e tyre amtare. Pothuajse 400 janë shkollat ​​tona jashtë vendit dhe më shumë se gjysma e tyre janë të..

botuar më 22-07-27 2.10.MD