Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gagauzët bullgarë presin me vite që të marrin shtetësi bullgare

4
Foto: arkiv

Të shpërndarë në troje të huaja pas kryengritjeve, luftërave dhe ndërrimit të kufijve, bashkitë tona historike akoma i mbajnë të gjallë vetëdijen e tyre bullgare nëpërmjet ruajtjes së gjuhës, transmetimit të kujtimeve familjare dhe respektimit të traditave.  Dhe ata ende e duan që sa më parë të lidhen me Bullgarinë.

“Përshëndetje,

Quhen Aleksej Ivanov dhe jam një gagauz me origjinë  bullgare. Shpresoj se thirrja ime do të shihet nga Presidenti, Kryeministri dhe të gjitha organet kompetente për verifikimin dhe dhënien e shtetësisë bullgare…”

Në se e heqim emrin nga kjo thirrje, ajo mund të jetë shkruar nga çdo gagauz,  i cili përpiqet për të marrë njohjen për origjinën e tij bullgare në atdheun e stërgjyshërve të tij. Sipas historianëve gagauzët janë një grup etnografik turqish folëse me fe ortodokse,  të cilët ikën nga trojet bullgare bashkë me bullgarët e sotëm besarabë në kohën e Perandorisë Osmane në shekullin e XIX. Të dëbuar nga kërcënimi osman ata u vendosën në Perandorinë Ruse – kryesisht në Besarabi, e cila sot është e ndarë midis Ukrainës dhe Moldavisë.

Aleskej Ivanov tregon se paraqiti të gjitha dokumentet për marrjen e nënshtetësisë bullgare, duke përfshirë certifikatën e lindjes së nënës së tij. Por prej disa kohësh në faqen e Drejtorisë së Shtetësisë Bullgare shkruhet si vijon: “Nëse nuk i dorëzoni dokumentet në kohë dosja juaj do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Shtetësisë me mendimin se kërkesa nuk do të pranohet.” Ky status shfaqet te të gjithë gagauzët me origjinë bullgare gjatë gjysmë vitit të fundit, thekson ai në një letër drejtuar Radios Kombëtare Bullgare.

Një histori e ngjashme tregon edhe Svetllana Tellpiz. Prindërit e saj gjithashtu aplikojnë lutje për nënshtetësi bullgare mbi bazën e origjinës bullgare, por tre muaj më vonë statusi i tyre u ndryshua në atë të Aleksej Ivanov. Edhe vetë Svetllana po lufton me një armik të padukshëm përballë shtetit bullgar.

Në vitin 2017 dorëzova dokumente në konsullatën bullgare në Kishinau dhe një vit më vonë mora konfirmimin e origjinës bullgare - thotë ajo. - Në bazë të këtij dokumenti në vitin 2019 u regjistrova sërish në konsullatë për të aplikuar për shtetësi. Unë u paraqita në një intervistë në të cilën interesoheshin për kombësinë time, për të afërmit e mi me nënshtetësi bullgare - motra ime e madhe mori nënshtetësinë në vitin 2003 mbi bazën e origjinës bullgare. Ka tre vjet që dorëzova dokumentet dhe ende nuk kam një status përfundimtar për shqyrtimin e tyre. Edhe motra ime e mesme është nderuar me heshtje prej tre vitesh.”

E pyetur se çfarë e shkaktoi këtë zvarritje, Svetllana Tellpiz mori një përgjigje në konsullatë se qeveria e re bullgare i interpreton ligjet ndryshe dhe nuk i njeh më gagauzët si bullgarë. Në të njëjtën kohë megjithatë në faqen e Ministrisë Bullgare të Drejtësisë vazhdon të qëndrojë opinionin shkencor  të Këshillit Konsultativ pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, sipas të cilit gagauzët janë bullgarë për nga origjina dhe kërkesat e tyre për nënshtetësi duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me ato të bullgarëve të tjerë.

Në përgjigje, të ardhur në redaksinë tonë nga Ministria e Drejtësisë, pretendimi për një interpretim të ndryshëm të Ligjit për Bullgarët Jashtë Shtetit nga qeveria aktuale cilësohet si “spekulim”. Ata i referohen teksteve të ndryshuara në ligjin në vitin 2021, sipas të cilëve kusht i detyrueshëm për marrjen e nënshtetësisë bullgare në bazë të origjinës bullgare është vërtetimi i lidhjes farefisnore me të paktën një person deri në shkallën e tretë ngjitëse me origjinë bullgare - fotokopjen e përgjigjes së arsyetuar të Ministrisë mund të shihni në faqen tonë në Facebook. Dhe ky, sipas Svetllana Tellpiz, është dokumenti i parë mbi bazën e të cilit të gjithë gagauzët bullgarë filluan aplikimin e tyre.

Në një forum të krijuar posaçërisht, gagauzët, të cilët synojnë të marrin nënshtetësinë bullgare, shprehin zhgënjimin e tyre për faktin se edhe pse bullgarë nga gjaku dhe origjina, ata nuk mund të jetojnë në atdheun historik të gjyshërve të tyre. Ata janë gati për çdo gjë, vetëm për të përmbushur ëndrrën e dashur të brezave më parë dhe për t'u kthyer sa më shpejt në rrënjët e tyre.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD