Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bronisllav Likomanov – artisti që do të krijojë një monument të alfabetit cirilik në Los Anxhelos

Bashkatdhetarët tanë ëndërrojnë që monumenti të bëhet një nga simbolet e komunitetit bullgar, i cili numëron mbi 35 000 njerëz

4
Foto: mfa.bg

Zemra, shpirti dhe e gjithë qenia e tij janë të lidhura me artet figurative. Përkushtimi që ai bën në animacionet që ka krijuar kanë fituar besimin dhe respektin e liderëve të padiskutueshëm të industrisë, duke përfshirë kompanitë Disney dhe Nickelodeon. Ai është bullgari Bronisllav Likomanov.

Çdo gjë fillon me një ndihmë të vogël, por mjaft të rëndësishme nga bashkëshortja e tij e ardhshme Rosi, me të cilën janë kolegë studentë në Akademinë Teatrale në Sofje/ Akademia Kombëtare e Arteve të Teatrit dhe Filmit/. Këshilla të cilën e merr në një moment, kur është në rrugë të heq dorë nga animimi dhe ti përkushtohet arteve të bukura, Bronisllav i mban mend dhe deri më sot:

“Duke hyrë në klasën e animimit të piktorit karikaturist Donjo Donevit në Institutin e Lartë të Arteve Teatrore, nuk isha krejtësisht i bindur se pikërisht me këtë dua që të merrem. Gjithmonë kam menduar se artet figurative janë prirja ime. Atëherë Rosi më tha diçka, të cilën unë gjithmonë ia përsëris vetes shpesh - “animimi është një art, i cili i përfshin që të gjitha artet e tjera”. Kështu që mund të them se në sajë të saj, unë zbulova bukurinë në animim dhe thellësinë e tij.”

Ata u larguan për në Shtetet e Bashkuara 23 vjet më parë pasi gruaja e tij Rosi fitoi një kartë jeshile. Pavarësisht se tanimë kanë filluar punë në një studio në Sofje dhe në projekte të ndryshme në Evropë, të dy vendosën të hapin një faqe të re përtej Oqeanit.

“Ndaj atij momenti ndihesha shumë mirë me punën time në Hungari dhe kontaktet e afërta, të cilat i mbaja me kolegë dhe miq nga Bullgaria më penguan të përfytyroja sesi do të filloja të jetojë krejtësisht në Amerikë. Prandaj u largova me idenë se do të punojmë për një farë kohe aty dhe do të kthehemi. Por, pothuajse menjëherë që të dy filluam punë për një studio për animacion, kështu që kthimi ynë tanimë nuk qëndronte në rend të ditës. Ne shumë shpejt e zbuluam dhe u përfshimë në mjedisin e ri, krijuam dhe miqësi të reja me njerëz me cilësi. Doli se, në industrinë e filmit jashtë shtetit, punojnë akoma shumë bullgarë”, thotë Likomanov.

Megjithëse i qëndron besnik animacionit dhe punon në seritë hit për Mickey Mouse, seritë "Lilo dhe Stitch" dhe të tjerë, Bronisllav Likomanov nuk e braktis pasionin e tij për pikturën dhe skulpturën. Por, kohët e fundit ai merr një porosi mjaft më të veçantë nga përfaqësues të bashkësisë bullgare në Los Anxhelos.

“Mora një telefonatë me pyetje nëse mund të punoj mbi një projekt për krijimin e një monumenti të shkrimit. Unë e përqafova idenë menjëherë. Kjo për mua është çështje nderi dhe një kënaqësi dhe e bëj falas. Derisa po punoja mbi skicat vendosa se duhet të ngulmoj jo kaq mbi një personalitet të caktuar, sesa mbi vet shkrimin. Kështu që versioni përfundimtar është një dorë që mban një libër.Gjysma e librit kthehet në një krah, dhe më poshtë janë katër shkronjat e para të alfabetit tonë - А, Б, В dhe Г/ A, B, V dhe G/. Maketi është me një lartësi prej rreth 60 centimetrave. Procedura e koordinimit me bashkinë dhe institucionet e tjera për vendin ku do të vendoset monumenti cirilik është ende duke u zhvilluar. Prandaj, mjerisht ai nuk do të inaugurohet për 24 majin sivjet. Dëshira e bashkatdhetarëve tanë është që monumenti të gjendet në një park dhe të kthehet  në një nga simbolet e komuniteti bullgar në Los Anxhelos, i cili numëron mbi 35 000 njerëz.


Dy dekada pasi hapin një faqe të re në jetën e tyre, Bronisllav dhe gruaja e tij shpesh mendojnë për Bullgarinë:

“Dua të kthehem shumë më shpesh sesa e bëj këtë– mesatarisht një herë në 3-4 vjet. Jam shumë i lumtur se mund të mbaj lidhje me shokë dhe kolegë në Bullgari, të cilët punojnë në industrinë vendase të filmit. Gëzohem se dhe vajza ime e cila është 28 vjeçe, zotëron shumë mirë në të folur gjuhën bullgare”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkivi personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD

Nënkryetari i një bashkie shqiptare kërkon një jetë më të mirë për bullgarët në Shqipëri

Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije..

botuar më 24-02-03 7.30.PD
Çavdar Arnaudov

Çavdar Arnaudov: Në Radio Bullgaria, pata fatin të punoja me përkthyesit më të mirë nga dhe në frëngjisht

Radio Bullgaria në formën e saj origjinale u shfaq një vit e një muaj pas krijimit të Radios Bullgare, në atë kohë Radio Sofja. Radio Bullgaria që në fillimet e saj paraqet një imazh të ndryshëm dhe autentik të vendit tonë dhe në këtë rol të rëndësishëm..

botuar më 24-01-25 7.30.PD