Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët kanë frikë nga një sulm rus

Foto: arkiv

62% e bullgarëve kanë frikë se Rusia do ta sulmojë Bullgarinë me raketa dhe bomba. 54% kanë frikë se Rusia mund ta pushtojë atë, sipas një studimi përfaqësues të agjencisë ESTAT, të cituar nga euractiv.com.

Disa prej të anketuarve kanë frikë nga përdorimi i armëve bërthamore, gjë që shpjegon se pse vendi nuk mbështet një politikë të ashpër kundër Moskës dhe pse shoqëria bullgare dëshiron neutralitet në luftën në Ukrainë. 50.3% presin që NATO të ndihmojë nëse Bullgaria sulmohet, por vetëm 41% mbështesin anëtarësimin e Bullgarisë në pakt dhe 1/3 janë kundër.

Vetëm 10% thonë se e dinë historinë e marrëdhënieve bullgaro-ruse, dhe 80% nuk ​​ndihen të sigurt në njohuritë e tyre - gjë që krijon terren pjellor për propagandën ruse dhe shtrembërimin e fakteve historike, komentojnë mediat.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Kukës duan të kenë qendrën e tyre kulturore

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me kryesinë e bashkisë shqiptare të Kukësit ku jeton pakica kombëtare bullgare. Ajo bisedoi me kryetarin e komunës së Kukësit Albert Halilaj dhe me nënkryetarin Agron Nuredinaj , i cili është pjesë e..

botuar më 24-04-04 9.51.PD

Habitat Bullgaria: Problemi i madh i banesave të rrezikshme nuk është ndër prioritetet e shtetit

Shtëpia është vendi ku të gjitha problemet e pazgjidhura në shoqërinë tonë mund të shihen si me një xham zmadhues. Është e vështirë të flitet për zhvillimin e hershëm të fëmijës nëse fëmijët flenë në të njëjtin shtrat ose jetojnë në të njëjtën dhomë..

botuar më 24-04-04 7.20.PD

Pasojat e sulmit në Moskë: A pritet një rritje e re e terrorizmit?

Pasojat e një sulmi terrorist në Rusi po jehojnë në të gjithë Evropën. Bombardimi i 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus City Hall në rajonin e Moskës, në të cilin vdiqën më shumë se 140 njerëz, ngriti pyetjen - a është kërcënimi i sulmeve në shkallë..

botuar më 24-04-03 4.45.MD