Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është sërish pjesë e Natës Evropiane të Muzeve

Foto: Instituti Francez në Sofje

Për vit të 18 të radhës institucionet kulturore bullgare aderohen ndaj iniciativës evropiane “Nata e Muzeve” më 14 maj. Ideja për këtë ngjarje lindi gjatë vitit 2005 në Francë, nën patronazhin  e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të muzeve që është më 18 maj.

Pak nga pak mundësia që në një ditë të caktuar depot evropiane të historisë dhe kujtesës të hapin dyert për vizitorët dhe të përgatisin një program të veçantë tërheqës pushtoi dhjetëra vende, përfshi këtu dhe Bullgarinë. Në vendin tonë ngjarja u zhvillua për herë të parë në qytetin Plovdiv në fund të vitit 2005, kurse gjatë vitit 2006 dhe në Sofje. Sot ngjarje në kuadrin e “Natës Evropiane të Muzeve” ka në pothuajse të gjitha qytetet e mëdha bullgare, kurse numri  i institucioneve kulturore, të cilat marrin pjesë bëhet gjithnjë e më i madh. Vetëm në kryeqytet më shumë se 45 muze dhe galeri do të presin miqtë e vet të natës me ekspozita, atelie, projeksione, shfaqje dhe paraqitje të tjera të shumta artistike.

Një aksent në programin e 14 majit është  shfaqja e filmit dokumentar “Një natë në Luvër: Leonardo da Vinci” në Institutin Francez të Kulturës në Sofje.

Do të prezantohet dhe Micro-folie - një muze digjital francez, i cili tani vonë u instalua në një nga sallat e Muzeut Regjional Historik-Sofja me rastin e Presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në të tregohen thesaret e 27 vendeve anëtare të komunitetit përmes 200 veprave nga institucione prestigjioze të muzeve, duke përfshirë dhe Thesarin bullgar të Panagjurishtes

Muzeu Regjional Historik-Bllagoevgrad përfshihet në iniciativën ndërkombëtare për vit të 16 të radhës dhe ofron një prani të lirë deri tek ekspozitat e veta deri në mesnatë.

Sivjet Bashkia e qytetit Stara Zagora ka përfshirë në programin e ngjarjes spektakle të baletit të Operës Shtetërore në “qytetin e blirëve”, të Teatrit Shtetëror të Kukullave - Stara Zagora dhe koncerte muzikore.

Galeria artistike e qytetit të Varnës dhe filiali i saj – muzeu artistik “Georgi Vellçev” po kështu janë me hyrje të lirë deri në orën 24:00 ditën e shtunë, ku është parashikuar një shfaqje speciale e dokumentarit "Monumental", kushtuar artistit të madh dhe piktorit nga Varna, Stoimen Stoillov.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e..

botuar më 24-03-12 6.30.PD

Në Plovdiv mbahet një konferencë ndërkombëtare për gajde

Interpretuesit bullgarë dhe të huaj të gajdes, si dhe mësuesit e këtij instrumenti tradicional, takohen në Plovdiv nga 8 deri më 10 mars. Kjo është një nga nismat në vendin tonë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gajdes - 10 Marsit. Fillimi i festës së..

botuar më 24-03-09 7.00.PD

Johana Trajanova përdor teknika fotografike për ta paraqitur gruan si dashuri, mbrojtje dhe... drogë

Për të treguar natyrën e shumëllojshme të gruas, artistja Johana Trajanova përdor forma botanike, të cilat i rikrijon me aftësi fotografike. Rrëfimi i saj është alegorik – tërheq shikuesin, duke e bërë atë pjesëmarrës aktiv. “Abstrakti dhe arti im..

botuar më 24-03-08 6.05.PD