Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina ratifikoi marrëveshjen ushtarake për ndihmë me SHBA-në

Ditë të numëruara para vizitës së Kryeministrit të Greqisë Kiriakos Micotakis në Uashington, parlamenti grek ratifikoi zgjatjen e marrëveshjes dypalëshe ushtarake për ndihmë midis Greqisë dhe SHBA-së për pesë vjet në vend të afatit të zakonshëm nga një vit. Marrëveshja parashikon shfrytëzimin e katër bazave ushtarake në territorin grek nga ushtarët amerikanë, transmetoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së Katja Peeva. Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias shprehu shpresë për një prani më të madhe të forcave ushtarake amerikane në zonën greke Trakia. Athina pret që kështu të kufizojë provokimet nga ana e Turqisë në këtë rajon. Në parlament Micotakis tha, se marrëveshja është një lloj votëbesimi për Greqinë, e cila po kthehet në qendër energjetike për rajonin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Në Shtetet e Bashkuara, pritet që kryeministri të diskutojë me presidentin Joe Biden luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe tensionet në Mesdhe, sipas Reuters. Marrëveshja për bashkëpunim midis Greqisë dhe SHBA-së, e nënshkruar për herë të parë në vitin 1990, u lejon trupave amerikane të trajnojnë në territorin e Greqisë.

Aderimi i Ballkanit Perëndimor - një detyrë gjeopolitike e BE-së

Më 19 maj, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të nisë një turne në Ballkanin Perëndimor, njoftoi institucioni evropian. Në kuadrin e turneut treditor Michel do të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, njoftoi Agjencia serbe Tanjug. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Bruksel Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha, se pret vizitën e përfaqësuesve të BE-së për të diskutuar përparimin e Serbisë në rrugën drejt integrimit evropian.
Gjithashtu këtë javë, Ministri Federal i Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg, vizitoi Maqedoninë e Veriut. Ai tha se po afrohet zgjidhja e problemit me negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, transmeton BTA. Sipas Schallenberg, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është “detyrë gjeopolitike e BE-së dhe zgjerimi kurrë nuk ishte kaq i rëndësishëm”, por “mbeten disa gjëra të vogla të cilat duhet të zgjidhen midis Sofjes dhe Shkupit”. “Të dyja qeveritë kanë tashmë përbërësit e puzzles. Tani është koha për të marrë pëlqimin”, tha Schalenberg në Shkup, ku mbërriti pas bisedimeve në Sofje.

Kosova nisi procedurën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Qeveria e Kosovës aplikoi për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës, transmetoi BGNES. Në Këshillin e Evropës anëtarësojnë 46 shtete. Për pranimin e anëtarëve të rinj janë të domosdoshme votat e dy të tretave prej tyre. Shpresat e Prishtinës për anëtarësim u shtuan pas përjashtimit ti Rusisë nga Këshilli i Evropës, njoftuan mediat në vend. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha në Bruksel, se paraqitja e kërkesës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte shkelje e marrëveshjeve mes dy vendeve, të cilat u nënshkruan me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe theksoi se nëse kjo ndodh, do të ketë “përgjigje serioze” dhe “pasoja”.

Çdo i dyti rumun mendon për emigrim

Pas fillimit të luftës në Ukrainë çdo i dyti rumun mendon për emigrim. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë destinacionet më të dëshirueshme për kërkimin e punës. Këtë e tregon një sondazh i platformës së punësimit, cituar nga Radio Rumania. Si arsye kryesore 38 për qind nga të anketuarit tregojnë dëshirën për të ndërruar mjedisin dhe vendin, 24 për qind – sigurinë personale dhe familjare, 21 për qind – të ardhurat më të larta, 14 për qind – zhvillimin profesional, 4 për qind – dëshirën për të punuar në një regjion më të sigurt ku nuk ndihet ndikimi i luftës.

Në Qipro filluan debatet për legalizimin e eutanazisë

60 për qind e qipriotëve janë dakord me legalizimin e eutanazisë. Këtë e tregon sondazhi i qëndrimeve të shoqërisë mbi këtë çështje të ndjeshme, i paraqitur në parlament. Sondazhi është i pari i këtij lloji dhe është pjesë e debatit të hapur publik mbi nevojën për ndryshime legjislative në këtë drejtim, njofton korrespondentja e BNR në Qipro Branisllava Bobanac. Anketimi i Komitetit Kombëtar të Bioetikës të Qipros përfshin 750 persona mbi moshën 18 vjeç, një numër i barabartë burrash dhe grash. Ai u mbajt midis dhjetorit 2021 dhe marsit 2022. Deputetët planifikojnë të hartojnë ndryshime në Kodin Penal pas dialogut të gjerë social dhe konsultimeve me mjekët, në bashkëpunim me universitetet në Qipro dhe Shoqatën e Avokatëve të Qipros. Sinodi i Shenjtë në Nikozi e kundërshton këtë ide, pasi eutanazia është moralisht e papranueshme për kishën.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, arkiv


Më shumë nga rubrika

Bullgaria prapë është në pragun e zgjedhjeve

 Pas votimit të parë të suksesshëm të mocionit të mosbesimit në historinë bullgare në krye të Bullgarisë qëndron një qeveri në dorëheqje dhe një parlament i ndarë nga sulme midis partive. Kuvendi Popullor mund të punojë në mënyrë të plotëvlefshme, si..

botuar më 22-06-23 1.49.MD

123 vota rrëzuan qeverinë e Kirill Petkovit

Qeveria e Kirill Petkov nuk arriti t’i mbijetojë një votimi mosbesimi në parlament. 123 deputetë votuan kundër kabinetit, 116 ishin pro dhe asnjë nuk abstenoi. Kështu opozita e porsaformuar në parlament nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë,..

rinovuar më 22-06-22 8.50.MD

Vota e mosbesimit ndaj qeverisë varet nga argumentet e opozitës dhe partisë në pushtet

Inflacioni rekord, ngadalësimi i fondeve për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, rënia e investimeve të huaja dhe deficiti - këto janë argumentet kryesore të opozitës, përfaqësuar nga GERB-SDS, të cilët kërkuan votimin e mocionit të..

rinovuar më 22-06-21 5.27.MD