Komisioni Evropian do t'i japë Bullgarisë mundësinë për të vazhduar furnizimin me naftë ruse, por në të njëjtën kohë do të kërkohen mënyra për të diversifikuar importet. Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të financave Asen Vasilev, ekonomia bullgare mund të përballet me situatën deri në gjashtë muaj nëse Rusia ndalon naftën dhe mbyllet Bosfori.
Gjatë shqyrtimit parlamentar, ai tha se ka rezerva buxhetore që mund të përdoren për t'iu përgjigjur shpejt një skenari të tillë. Sipas Vasilev, interesi kombëtar bullgar është që vendi ynë të marrë përjashtimin nga sanksionet për naftën nga njëra anë dhe nga ana tjetër të diversifikojë gradualisht furnizuesit e naftës. Është planifikuar ndërtimi i një autostrade, hekurudhave dhe tubacioneve të naftës Aleksandroupolis-Burgas-Varna-Konstancë.
Sa i përket kompanisë Lukoil-Neftohim, Asen Vassilev sqaroi se ajo nuk mund të shtetëzohet, pasi nuk është ligjërisht ruse, por zvicerane dhe nuk është në listën e ndalimit.Komisioni i Jashtëm Parlamentar po diskuton për tri projektvendime për fillimin e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, lidhur me të ashtuquajturën “Propozimi francez”. Projektet u dorëzuan nga DPS, GERB..
Qeveria e dorëhequr do të mbështesë më shumë se gjysmë milioni bullgarë që janë në gjendje të rëndë financiare dhe jetojnë në izolim social, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë Kornelija Ninova. Janë siguruar mjete prej 411 milionë..
Dy raste me li majmuni janë konfirmuar në vendin tonë, njofton qendra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë. Pacientët – meshkuj të moshës 41 dhe 44 vjeç, janë shtruar në spitalet e Sofjes në gjendje të mirë të përgjithshme. Të dy kanë udhëtuar jashtë..
Kryeministri Kirill Petkov nuk do të shpallë heqjen e vetos për Republikën e Maqedoninë e Veriut para se Kuvendi të vendos për këtë çështje. Ai e..
Kryeministri Kirill Petkov do të japë dorëheqjen të hënën në mëngjes për të filluar konsultimet me Presidentin për formimin e kabinetit të ri. Ai e..
Propozimi francez mbi kazusin e Maqedonisë së Veriut pengoi seancën parlamentare të 23 qershorit. Mosmarrëveshja filloi gjatë një këshilli të..