Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rritet numri i ukrainasve që kanë filluar të punojnë në Bullgari

Foto: BGNES

Grupet mobile të Agjencisë së Punësimit tashmë kanë konsultuar më shumë se 20 000 ukrainas dhe më shumë se 2 400 kanë filluar të punojnë në vendin tonë. Deri më tani janë zhvilluar 10 bursa pune në qytetet me grupe kompakte ukrainasish të akomoduar dhe që nga e hëna do të hapen 86 pika të lëvizshme të zyrave të punës.

Nga 16 maji, pika të tilla do të ketë në Burgas, Pomorie, Varna, “Zllatni Pjasëci”, “Konstantin dhe Elena”, Kavarna, Primorsko, Kiten dhe kryesisht në resortet ku akomodohen qytetarët ukrainas. Konkurset e shpallura nga biznesi dhe shteti, si për ukrainasit, ashtu edhe për bullgarët, janë mbi 30 mijë. Hyjnë në fuqi edhe masat e shtetit për punësim të subvencionuar. Deri më tani nga buxheti bullgar janë ndarë 8 milionë euro për refugjatët ukrainas në Bullgari, tha ministri i financave Asen Vasilev gjatë kontrollit parlamentar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plantacioni i parë i fëstëkut të Damaskut u shfaq në Bullgari

Për herë të parë në Bullgari afër Sandanskit (Bullgaria Jugperëndimore) mbollën një plantacion me 22 hektarë fëstëkë të Damaskut. Investimi i përket një biznesmeni nga Sofja, njoftoi BNT. Korrja e parë pritet në 2-3 vjet. Njerëzit në rajonin..

botuar më 24-04-18 6.20.PD

Parashikimi i motit për 18 prillin 2024

Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Do të jetë me re. Paradite do të ketë reshje shiu kryesisht në Bullgarinë Lindore. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit - një erë e fortë..

botuar më 24-04-17 7.35.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti pret që kryeministri në detyrë të motivojë ndryshimet e kërkuara në kabinet

Presidenti Rumen Radev nuk tha nëse do të nënshkruajë dekretet për zëvendësimin e dy ministrave - të punëve të jashtme dhe të bujqësisë, siç kërkoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas..

botuar më 24-04-17 5.11.MD