Në fillim të vizitës së tij në Gjermani, Presidenti Rumen Radev u takua fillimisht në Ambasadën bullgare në Berlin me përfaqësues të komunitetit bullgar në republikën federale.
I pyetur nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme për shkak të kritikave të tij ndaj kabinetit, Kreu i Shtetit tha: "Lufta ime nuk është kundër një qeverie të caktuar, por kundër çdo modeli të mbrapshtë qeverisës. Dhe mos mendoni që fjalët e mi kanë qëllim ta rrëzojnë qeverinë."
“Me punën dhe cilësitë e tyre bullgarët në Gjermani kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe për imazhin pozitiv të Bullgarisë në shoqërinë gjermane. Ata krijojnë gjënë më të rëndësishme - besimin te bullgarët dhe te Bullgaria”, u tha Presidenti të pranishmëve në takim.
Sipas të dhënave zyrtare deri më 31 dhjetor 2021, bullgarët e regjistruar në Gjermani janë gjithsej 410 885.
Një autobus me regjistrim serb është rrotulluar në kilometrin 216 të autostradës "Trakia" (A-1) në drejtim të Sofjes pak pas orës 20:00..
Nga 16 e deri më 21 gusht, edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Cirkut Bashkëkohor dhe Social Mini Art Fest mbahet për herë të parë..
Rreth 2 400 ushtarë amerikanë nga Divizioni 101 Ajror i SHBA do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur kufirin..