Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dëshiron që qeveria të punojë në mënyrë transparente

Foto: president.bg

Në fillim të vizitës së tij në Gjermani, Presidenti Rumen Radev u takua fillimisht në Ambasadën bullgare në Berlin me përfaqësues të komunitetit bullgar në republikën federale.

I pyetur nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme për shkak të kritikave të tij ndaj kabinetit, Kreu i Shtetit tha: "Lufta ime nuk është kundër një qeverie të caktuar, por kundër çdo modeli të mbrapshtë qeverisës. Dhe mos mendoni që fjalët e mi kanë qëllim ta rrëzojnë qeverinë."

“Me punën dhe cilësitë e tyre bullgarët në Gjermani kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe për imazhin pozitiv të Bullgarisë në shoqërinë gjermane. Ata krijojnë gjënë më të rëndësishme - besimin te bullgarët dhe te Bullgaria”, u tha Presidenti të pranishmëve në takim.

Sipas të dhënave zyrtare deri më 31 dhjetor 2021, bullgarët e regjistruar në Gjermani janë gjithsej 410 885.

Më shumë nga rubrika

Karantinë më e shkurtër për të vaksinuarit kundër Covid-19

Të vaksinuarit kundër koronavirusit t’i nënshtrohen një karantine më të shkurtër është një ide që do të diskutohet të martën në këshillin e ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë, njoftoi Ministri përgjegjës në detyrë Asen Mexhidiev. Sipas..

botuar më 22-08-12 4.24.MD

Rumen Radev: Lidhja e gazit me Greqinë do të ndihmojë në diversifikimin real të Evropës Qendrore dhe Lindore

Lidhja ndërsistematike e gazit me Greqinë nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por ka një rëndësi të madhe për arritjen e një diversifikimi real për Bullgarinë dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, theksoi Presidenti Rumen Radev në një..

botuar më 22-08-12 4.12.MD

Gazi natyror shtrenjtohet me 60 për qind

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit konfirmoi çmimin e gazit natyror për muajin gusht në masën e rritjes së kërkuar nga “Bullgargaz”. Kështu, për 1 megavat orë do të paguhen 298 leva (152 euro), që paraqet një rritje prej 60 për qind në..

botuar më 22-08-12 3.22.MD