Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dëshiron që qeveria të punojë në mënyrë transparente

Foto: president.bg

Në fillim të vizitës së tij në Gjermani, Presidenti Rumen Radev u takua fillimisht në Ambasadën bullgare në Berlin me përfaqësues të komunitetit bullgar në republikën federale.

I pyetur nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme për shkak të kritikave të tij ndaj kabinetit, Kreu i Shtetit tha: "Lufta ime nuk është kundër një qeverie të caktuar, por kundër çdo modeli të mbrapshtë qeverisës. Dhe mos mendoni që fjalët e mi kanë qëllim ta rrëzojnë qeverinë."

“Me punën dhe cilësitë e tyre bullgarët në Gjermani kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe për imazhin pozitiv të Bullgarisë në shoqërinë gjermane. Ata krijojnë gjënë më të rëndësishme - besimin te bullgarët dhe te Bullgaria”, u tha Presidenti të pranishmëve në takim.

Sipas të dhënave zyrtare deri më 31 dhjetor 2021, bullgarët e regjistruar në Gjermani janë gjithsej 410 885.

Më shumë nga rubrika

Ivan Demerxhiev

Ministri i Brendshëm pret më shumë të pandehur për autostradën “Hemus”

Ministri i Brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev tha për BNR se do të ketë rezultate të hetimit për abuzimet rreth ndërtimit të Autostradës “Hemus”. Sipas tij, rasti në të cilin deri më tani ka vetëm një të akuzuar, kërkon veprime më të mëdha,..

botuar më 22-08-12 2.43.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Jotova e cilësoi si gabim mbështetjen për ish-kryeministrin

Ish-kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit Kirill Petkov dhe Asen Vasilev iu dha një shans i madh, si të rinj me pretendime për arsim serioz, ide të reja dhe një pikëpamje të re. “Presidenti ka vetëm një “faj” – që ua dha këtë mundësi. Shumë shpejt..

botuar më 22-08-12 1.53.MD
Gëllëb Donev

Kryeministri kërkoi përfundimin e “luftës” në rrugë

Çdo njoftim për një aksident rrugor, i cili ka marrë edhe një herë jetë njerëzore, më mbush me zemërim, sepse jam i bindur se mund t'i jepet fund “luftës” në rrugë, tha kryeministri nga qeveria e përkohshme Gëllab Donev në Mbledhjen Kombëtare të..

botuar më 22-08-12 12.18.MD