Të gjithë bullgarët e dinë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në BE. Të gjithë e dinë gjithashtu se të drejtat e bullgarëve atje duhet të mbrohen, tha Kryeministri Kirill Petkov për Nova TV. “Çështja është që ta heqim këtë retorikë politike dhe të punohet. Pres që Shkupi të krijojë shumë shpejt një institucion qeveritar pikërisht për të drejtat e bullgarëve”, tha Kryeministri. Ai ishte kategorik se qeveria nuk do të bëjë asgjë pa Parlamentin bullgar.
“Asgjë e fshehtë nuk do të ndodhë. Ne do ta mbrojmë plotësisht interesin bullgar, por interesi afatgjatë bullgar përkon me interesin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut. “Kush do që fqinji të jetë i varfër, jashtë BE-së dhe me kufij të mbyllur”, pyeti Petkov. Pyetjes nëse do të hiqet vetoja, ai iu përgjigj: “Pasi e kryejmë punën tonë”.Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..