Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 prillin

Do të jetë e ngrohtë dhe pa reshje

Foto: BGNES

Paraditen e së martës do të ketë mjegull afatshkurtër vende-vende në ultësira dhe pranë pellgjeve ujore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë, në kryeqytet - rreth 10 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Nga perëndimi do të mbajë mot me vranësira pasdite. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27 dhe 32 gradë, për Sofjen 27 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Temperatura e ajrit do të jetë 22 deri 27 gradë, ajo e ujit të detit 16-17 gradë. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.

Në male do të jetë me diell. Pas mesditës mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore vranësirat do të shtohen. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 20 °, në 2000 m deri në 12 °.

Të mërkurën do të jetë më ftohtë, do të ketë reshje më intensive në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore.