Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria u mor vesh me biznesin për kompensimin e energjisë së shtrenjtë

Vasill Velev
Foto: BGNES

Qeveria propozon kompensim 80% për çmimet e larta të energjisë elektrike në maj dhe qershor, për shumën mbi 100 euro për një megavat. Për gazin natyror kompensimi do të jetë 100% për rritjen në maj, njoftoi qeveria në një konferencë pas takimit me punëdhënësit dhe sindikatat. Kompensimi për biznesin do të automatizohet për muajin korrik dhe më tej. Kjo do të ndodhë edhe përmes ndryshimeve ligjore, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov.

Ne mbetemi gati për të protestuar, por tani protesta është e pabazë. Kërkesat e punëdhënësve për çmimin e energjisë i konsiderojmë të përmbushura, tha Vasill Velev, kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Shumë para u shpenzuan ilegalisht

“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...

botuar më 24-04-11 11.01.PD
Ljudmilla Petkova

Rezerva fiskale rezultoi të ishte më shumë se 3 miliardë leva (1.5 miliardë euro) më pak se sa u paralajmërua

Prioritetet kryesore për qeverinë e përkohshme në politikën financiare do të jenë hyrja e Bullgarisë në Eurozonë dhe qëndrueshmëria e financave publike. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja e re dhe ministre e financave,..

botuar më 24-04-09 6.19.MD