Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian parashikon inflacionin vjetor në Bullgari 12 për qind

Foto: arkiv

Çmimet e gazit pritet të rriten një herë për shkak të furnizimeve të pezulluara nga Rusia, por ato do të kompensohen nga furnizimet alternative. Kështu shkruhet në pjesën për Bullgarinë në parashikimin ekonomik pranveror të Komisionit Evropian. Çmimet e energjisë pritet të fillojnë të bien pas verës. Inflacioni i parashikuar për vitin 2022 është 11.9 për qind, ndërsa për vitin 2023 është 5 për qind. Rritja e PBB-së së vendit në vitin 2022 është i ulur në 2.1 për qind. Për vitin 2023 parashikohet një rritje prej 3.1 për qind. Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kompanitë do të përpiqen të zbusin ndikimin duke kufizuar rritjen e pagave, duke ngrirë hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimet. Por trendi do ta mbajë papunësinë nën 5 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimi i karburantit në Bullgari po rritet

Mesatarisht, karburantet me pakicë në Bullgari janë rritur me 10 stotinka për naftën dhe 4 stotinka për benzinën gjatë muajit të fundit. "Çmimet janë plotësisht adekuate. Ato janë të lidhura me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtare të produkteve të..

botuar më 24-03-01 4.27.MD

Edhe një herë po vonojnë nisjen e terminalit të gazit në Aleksandropolis

Terminali i gazit të lëngshëm në Aleksandropolis - Greqi do të hyjë zyrtarisht në funksionim tregtar më 1 maj. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, ku u diskutua për çmimet e gazit natyror në Bullgari nga..

botuar më 24-02-28 11.37.PD

A po i vjen fundi diktatit të tre operatorëve celularë në tregun e shërbimeve të telekomunikacionit në vendin tonë?

Rritja e çmimit të shërbimeve celulare me normën e inflacionit vjetor, e cila u njoftua në mesin e janarit, erdhi si një dush i akullt për një numër të madh përdoruesish të prekur. Arsyeja është se ky është një tjetër element i inflacionit në rritje të..

botuar më 24-02-27 7.30.PD