Çmimet e gazit pritet të rriten një herë për shkak të furnizimeve të pezulluara nga Rusia, por ato do të kompensohen nga furnizimet alternative. Kështu shkruhet në pjesën për Bullgarinë në parashikimin ekonomik pranveror të Komisionit Evropian. Çmimet e energjisë pritet të fillojnë të bien pas verës. Inflacioni i parashikuar për vitin 2022 është 11.9 për qind, ndërsa për vitin 2023 është 5 për qind. Rritja e PBB-së së vendit në vitin 2022 është i ulur në 2.1 për qind. Për vitin 2023 parashikohet një rritje prej 3.1 për qind. Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kompanitë do të përpiqen të zbusin ndikimin duke kufizuar rritjen e pagave, duke ngrirë hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimet. Por trendi do ta mbajë papunësinë nën 5 për qind.
Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes...
Vështirë se dikush dyshon se mes natyrës së larmishme dhe të pasur në vendin tonë nuk do të ketë ato kërpudha aromatike që vlejnë një pasuri në..