Çmimet e gazit pritet të rriten një herë për shkak të furnizimeve të pezulluara nga Rusia, por ato do të kompensohen nga furnizimet alternative. Kështu shkruhet në pjesën për Bullgarinë në parashikimin ekonomik pranveror të Komisionit Evropian. Çmimet e energjisë pritet të fillojnë të bien pas verës. Inflacioni i parashikuar për vitin 2022 është 11.9 për qind, ndërsa për vitin 2023 është 5 për qind. Rritja e PBB-së së vendit në vitin 2022 është i ulur në 2.1 për qind. Për vitin 2023 parashikohet një rritje prej 3.1 për qind. Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kompanitë do të përpiqen të zbusin ndikimin duke kufizuar rritjen e pagave, duke ngrirë hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimet. Por trendi do ta mbajë papunësinë nën 5 për qind.
Natyra këtë vit është më e sjellshme ndaj bletarëve, ajo dha ditë të ngrohta me shi në muajin prill, të cilat krijuan kushte të favorshme për lulëzimin e farës së kolzës vajëse, një nga kulturat e preferuara të mjaltit për insektet. Ditët e ngrohta..
Fondet sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë të reduktuara për shkak të një mekanizmi të nënshkruar nga qeveria e Bojko Borisov. Kështu thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Financave. Prej aty saktësojnë se grantet për vendin tonë u ulën..
Një terminal intermodal do të ndërtohet në qytetin danubian Ruse deri në fund të vitit 2025. Kjo u bë e ditur nga Kompania Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore.Vlera e projektit është 52 milionë leva. Ndërtimi i objektit pritet të fillojë vitin..