Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian parashikon inflacionin vjetor në Bullgari 12 për qind

Foto: arkiv

Çmimet e gazit pritet të rriten një herë për shkak të furnizimeve të pezulluara nga Rusia, por ato do të kompensohen nga furnizimet alternative. Kështu shkruhet në pjesën për Bullgarinë në parashikimin ekonomik pranveror të Komisionit Evropian. Çmimet e energjisë pritet të fillojnë të bien pas verës. Inflacioni i parashikuar për vitin 2022 është 11.9 për qind, ndërsa për vitin 2023 është 5 për qind. Rritja e PBB-së së vendit në vitin 2022 është i ulur në 2.1 për qind. Për vitin 2023 parashikohet një rritje prej 3.1 për qind. Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kompanitë do të përpiqen të zbusin ndikimin duke kufizuar rritjen e pagave, duke ngrirë hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimet. Por trendi do ta mbajë papunësinë nën 5 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fillim të vitit, klima e biznesit në vend u rrit në mënyrë optimiste

Në janar 2024, situata ekonomike në vend përmirësohet si pasojë e përmirësimit të klimës së biznesit në të gjithë sektorët e monitoruar. Pritshmëritë në industri dhe ndërtim janë për një rritje të caktuar çmimesh në 3 muajt e ardhshëm, ndërsa..

botuar më 24-01-30 5.46.MD

Sofja - lider për sa i përket investimeve të huaja, Devnja - për frymë të popullsisë

Deri në fund të vitit 2022, vlera totale e investimeve të huaja të akumuluara në Bullgari arriti në 29.4 miliardë euro, që është afërsisht 1.3 miliardë më shumë se në vitin 2021. Pritet që pothuajse gjysma - 14.9 miliardë euro - e këtyre..

botuar më 24-01-29 2.12.MD

Pasiguria gjeopolitike dhe kërkesa e reduktuar ndërkombëtare po zvogëlojnë PBB-në

Rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në Bullgari për vitin 2023 do të jetë 1,8% krahasuar me 3,9% në vitin 2022. Rritja përcaktohet kryesisht nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve pozitive neto. Ndryshimi i inventareve ka një..

botuar më 24-01-26 2.47.MD