Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ardhurat mesatare të bullgarëve u rritën deri në 2006 leva (1025 euro)

Foto: Ani Petrova

Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 2006 leva (1025 euro)dhe u rritën me 9.6 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Shpenzimet mesatare totale për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 1821 leva (931 euro) dhe u rritën me 13.3 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Në strukturën e të ardhurave totale me kuotën më të madhe janë të ardhurat nga paga (56.9 për qind), të ndjekura nga të ardhurat nga pensionet (30.9 për qind) dhe nga vetëpunësimi (4.9 për qind).

Në strukturën e totalit të shpenzimeve kuotën më të madhe zënë shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike (29.5 për qind), shpenzimet për banim (18.8 për qind), taksat dhe sigurimet shoqërore (13.6 për qind) dhe transport e komunikacione (12.1 për qind).


Më shumë nga rubrika

Ministri Nikollaj Millkov

Qeveria e përkohshme ruan prioritetet e politikës së jashtme të vendit

Anëtarësimi në еurozonë dhenë Zonën Shengen dhe mbajtja e zgjedhjeve jashtë vendit më 2 tetor – këto janë prioritetet kryesore të Ministrisë së Jashtme, tha në një konferencë për shtyp ministri i jashtëm në qeverinë teknike Nikollaj Millkov...

botuar më 22-08-08 11.12.PD

Katër veta vdiqën me Covid, asnjëri prej tyre nuk ishte i vaksinuar

411 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 252 nga një ditë më parë. Mbi 67% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 24% e 1708 testeve të kryera janë pozitive, tregon portali..

botuar më 22-08-08 9.41.PD

Ushtria ukrainase ka goditur përsëri dhe prerë urat mbi Dnieper

Kombet e Bashkuara shpresojnë që sulmet në termocentralin bërthamor në Zaporozhie në Ukrainë do të ndalen dhe se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të ketë akses në termocentral, tha Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore,..

botuar më 22-08-08 9.01.PD