Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ardhurat mesatare të bullgarëve u rritën deri në 2006 leva (1025 euro)

Foto: Ani Petrova

Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 2006 leva (1025 euro)dhe u rritën me 9.6 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Shpenzimet mesatare totale për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 1821 leva (931 euro) dhe u rritën me 13.3 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Në strukturën e të ardhurave totale me kuotën më të madhe janë të ardhurat nga paga (56.9 për qind), të ndjekura nga të ardhurat nga pensionet (30.9 për qind) dhe nga vetëpunësimi (4.9 për qind).

Në strukturën e totalit të shpenzimeve kuotën më të madhe zënë shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike (29.5 për qind), shpenzimet për banim (18.8 për qind), taksat dhe sigurimet shoqërore (13.6 për qind) dhe transport e komunikacione (12.1 për qind).


Më shumë nga rubrika

Fluksi i migracionit drejt Bullgarisë u rrit me 25 për qind në muajin e fundit

Gjatë vizitës së tij në Ellhovo, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Zëvendëskryeministër për Rendin dhe Sigurinë Publike, Ivan Demerxhiev, njoftoi se për vetëm një muaj fluksi i migrantëve në vendin tonë u rrit me 24 për qind,..

botuar më 22-08-05 3.25.MD

Qeveria e përkohshme zëvendësoi drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave dhe Agjencisë së Doganave

Drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave dhe Agjencisë Doganore Rumen Specov dhe Pavell Tonev u liruan nga detyra. Në vend të tyre u emëruan Boris Mihajllov dhe Pavell Gerenski. Sipas informacioneve nga shërbimi i shtypit të qeverisë,..

botuar më 22-08-05 3.07.MD
Anija

Anija bullgare “Rozhen” u nis nga porti ukrainas Çernomorsk

Pas një qëndrimi pesë mujor në portin Çernomorsk të Ukrainës, anija mallrash “Rozhen”, e kompanisë “Flota Detare Bullgare”u nis herët në mëngjes nga porti, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Anija bullgare do të kalojë përmes korridorit detar..

botuar më 22-08-05 12.24.MD