Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të bëhet Kryepeshkopata e Ohrit një mollë sherri për Ortodoksinë?

Katedralja "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup
Foto: EPA/BGNES

Patriarku Ekumenik Bartolomeu së fundmi njohu Kishën Ortodokse Maqedonase, por me emrin Kryepeshkopatë e Ohrit. Kështu, Kisha Maqedonase, e cila u shkëput nga Kisha Ortodokse Serbe në vitin 1967, nuk është më skizmatike dhe sakramentet e martesës, pagëzimit dhe varrimit janë kanonike. Kjo ngjarje e rëndësishme kishtare kaloi disi pa u vënë re nga qytetarët bullgarë, shumica e të cilëve madje nuk kanë dëgjuar se Kryepeshkopata Bullgare e Ohrit është krijuar në vitin1018 si pasardhëse e Patriarkanës Bullgaretë Presllavit nga Perandori Vasili II, i njohur akoma si “Vrasësi bullgar”. Sipas burimeve historike, pasi e ka pushtuar Bullgarinë, Vasilij i II ka ulur  patriarkanën në gradën e kryepeshkopatës me qendër në Ohër, por megjithatë ka ruajtur pavarësinë dhe kreun e saj dhe ia ka dhënë atij titullin "Kryepeshkop i Ohrit dhe i Gjithë Bullgarisë".  Pasi ka ekzistuar 749 vjet, ajo  u shkatërrua me një dekret të sulltanit në vitin1767 dhe dioqeza e saj u përvetësua nga Patriarkana e Kostandinopojës. Dy shekuj e gjysmë më vonë, Kryepeshkopata e Ohrit është restauruar, por për çfarë qëllimi dhe cili është interesi?

“Natyrisht që maqedonasit për të pasur një vazhdimësi kanonike insistojnë që të jenë trashëgimtarë të Kryepeshkopatës së Ohrit, gjë që është normale, pasi qendra e kësaj kryepeshkopate është në Maqedoni - vë në dukje gazetari Goran Bllagoev përpara BTV. Megjithatë, kjo kryepeshkopatë nuk do të ishte e mundur pa kishën e Mbretërisë së Parë Bullgare.

Goran Bllagoev

“Por, në të gjitha dokumentet e Vasilit II Vrasësit bullgar  thuhet: “Kreun e kësaj kishe e gjetëm në Ohër”. Sipas Statutit të Kishës Ortodokse Bullgare, “Patriarkana Bullgare është pasardhëse ligjore e Kryepeshkopatës së Pliskës, Patriarkanës së Presllavit, Kryepeshkopatës së Ohrit, Patriarkanës së Tërnovos dhe Ekzarkatit Bullgar. Ajo është e bashkuar dhe e pandashme.” Kjo është arsyeja se pse historianët bullgarë janë të bindur se njohja e Kishës Maqedonase si Kryepeshkopatë e Ohrit është një cenim i kujtesës sonë historike. Në mes të tyre është Profesoresha Darina Grigorova, pedagoge në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”:

Prof. Darina Grigorova

“Kjo është trashëgimia jonë shpirtërore sepse Kisha Ortodokse Bullgare është pasardhësja e parë e Kryepeshkopatës Bullgare të Ohrit.Kjo është pjesë e luftës kundër Ortodoksisë dhe nëpërmjet Patriarkut Ekumenik kjo tashmë ka ndodhur në Ukrainë me njohjen e skizmatikëve nga ana e tij. Tani goditja është mbi Kishën tonë dhe përsëri mbi ortodoksinë. Mendoj se duhet të ketë ndonjë reagim”.

Historiani  Profesor Hristo Matanov e konsideron njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase jo edhe aq si kundërpeshë ndaj Kishës Ortodokse Bullgare, por si një intrigë e madhe gjeopolitike midis Patriarkanës së Moskës, Patriarkanës së Ukrainës, Kishës Maqedonase, Patriarkanës Serbe dhe Patriarkanës Bullgare.

Prof. Hristo Matanov

“Është një sekret publik se Patriarku Ekumenik luan sipas rregullave amerikane, dhe momenti për vendimin nuk është zgjedhur rastësisht – thotë Profesori Matanov në një intervistë për BNR Plovdiv. Pavarësisht se tema fetare nuk ndërhyn kaq drejtpërsëdrejti, Patriarku Ekumenik padyshim dëshiron të mbështesë Kishën e Ukrainës me këtë akt, edhe pse në mënyrë indirekte.”

Sipas fjalëve të tij, “nëse i jepet emri Kryepeshkopata e Ohrit  Kishës Maqedonase, kjo do të jetë shumë keq për ne. Kjo mund të na privojë nga një pjesë e madhe nga historia jonë kishtare dhe nga subjektiviteti ynë juridik” - komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare Mitropoliti i Lloveçit Gavrill.

Mitoropoliti i Llovepit Gavriil

“Vendimi i Patriarkanës Ekumenike duhet të përkthehet shumë saktë, që të dimë se çfarë është thënë, por është e qartë se Patriarku Ekumenik po rivendos kungimin eukaristik me Kryepeshkopin e Ohrit dhe populli, me fjalë të tjera e njeh statusin kanonik të Kishës Ortodokse Maqedonase. Ndërkaq, në vet vendimin në asnjë vend nuk është i përcaktuar emri i saj, por përmendet si Kisha e Ohrit. Duhet të shikohet sesi do të reagojë dhe Kisha Serbe, sepse asaj i është ngarkuar rregullimi i çështjeve administrative. Duhet të shikojmë se çfarë do të vendosë ajo”, shton Mitropoliti i Lloveçit.

“Sipas meje, ky vendim krijon probleme më të shumta" - vë në dukje nga ana e tij gazetari Goran Bllagoev, sipas të cilit Kisha Ortodokse Bullgare e ka humbur mundësinë për të njohur si një filial në vitin 2017 kishën maqedonase dhe tani do të detyrohet të pranojë pavarësinë e saj.

Cili do të jetë reagimi i Kishës Ortodokse Serbe, e cila themeloi po kështu Kryepeshkopatën e Ohrit - vetëm mund të hamendësojmë. Sa i përket kishës sonë - derisa të rimëkëmbet shëndeti i Shenjtërisë së Tij Patriarku Neofit, nuk mund të ketë asnjë qëndrim zyrtar. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, BGNES, Plamen Hristov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Nënës së Krishterë është Ungjillëzimi

Çdo vit, më 25 Mars, Kisha shënon një nga festat e saj më të ndritshme – Ungjillëzimi i Hyjlindëses. I shënuar nga lajmi i mirë i ngjizjes së papërlyer, ai personifikon mëshirën e pafund të Zotit për njerëzit dhe veçanërisht për gruan  nënë, të..

botuar më 24-03-25 5.30.PD

Qytetarët në Bullgari tashmë mund të informohen në lidhje me parashikimet për ndotjen e ajrit

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (NIMH) kanë krijuar një faqe ku përdoruesit mund të shohin parashikimin e ndotjes së ajrit me grimcat e imta të pluhurit. Cilësia e ajrit atmosferik në Bullgari vazhdon të jetë një..

botuar më 24-03-24 9.15.PD

Bashkia e Burgasit ofron informacione dhe shërbime të dobishme në një mjedis online

Portofoli dixhital i autoritetit lokal në Burgas, i njohur si " Smart Burgas " tani ka një shtesë të re - chatbotin " Smarty ". Ky është një mjet dixhital i dobishëm që bashkon shërbimet e Bashkisë në një kanal ndërveprimi të njohur dhe të lehtë për..

botuar më 24-03-24 8.10.PD