Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka filluar evakuimi i mbrojtësve ukrainas në Azovstal

Foto: arkiv

264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia dhe do të shkëmbehen me ushtarakë rusë të kapur, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maljar.

Mbrojtësit e Azovstal kanë kryer misionin e tyre, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. “Gozhdimi” i forcave kryesore armike rreth Mariupolit e ka lejuar ushtrinë ukrainase të krijojë linja mbrojtëse në të cilat ajo vazhdon të sigurojë një rezistencë të denjë ndaj agresionit, thuhet në deklaratë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në ditën e 82-të të luftës, me ndihmën e OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ai shpreson të shpëtohet jeta e mbrojtësve në Azovstal. “Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë. Ky është parimi ynë”, theksoi Zelenski.

Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell. Por Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka miratuar ndarjen e 500 milionë eurove të tjera ndihmë për Ukrainën për blerjen e armëve, me të cilat ndihma totale e BE-së për vendin i kalon 2 miliardë euro, raporton REUTERS.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD