Një fitore e ndan tenistin bullgar Dimitër Kuzmanov nga hyrja në skemën kryesore të Kampionatit të Hapur të Francës Roland Garros. Sot ai fitoi ndeshjen e tij të dytë kualifikuese, duke mposhtur Flavio Coboli të Italisë me rezultatin 6:3, 3:6, 6:3. Tenisti i dytë më i mirë i Bullgarisë arrin për herë të parë në raundin e fundit të kualifikimeve të Grand Slam. Ai do të luajë me të 203-tin në botë Santiago Rodriguez Taverna nga Argjentina.
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..
Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..