Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta dhe frigoriferi përcaktojnë preferencat politike të bullgarëve

Banka Botërore parashikon një ngushtim të konsumit global për shkak të krizës së luftës në Ukrainë dhe ndikimit në gjendjen financiare të vendeve të pasura. Në këtë situatë, shoqëria bullgare pret politika adekuate për të mbrojtur njerëzit nga varfërimi. Sipas drejtorit të Agjencisë Evropiane për Përmirësimin e Jetës dhe të Punës, Ivajllo Kallfin, “nuk ka asnjë mënyrë për të ruajtur standardin e jetesës së të gjithëve”. Në krizën e tanishme qeveria mund t’u ndihmojë atyre, të cilët nuk mund të përballojnë këtë çmim, që të mos të bien “nën vizën”-komentoi ai përpara Radios Kombëtare Bullgare.  

Inflacioni në vend po vazhdon të rritet. Për muajin prill ai u shtua me 2,5% nga muaji i mëparshëm, kurse ndaj një viti më përpara bullgari blen me 14.4% më shtrenjtë

Njerëzit po shqetësohen se të ardhurat e tyre po shkrijnë me çdo një ditë të kaluar. Në përpjekje për të kompensuar këtë varfërim, prej një jave në media po diskutohen masa të ndryshme për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët bullgarë. Një pjesë prej tyre janë të mbështetura nga punëdhënësit dhe sindikatat dhe madje mundën të pakësojnë tensionin e protestave. Por, problem doli se është legjitimiteti i masave të shpallura, sepse ato u shpallën vetëm nga njëra nga partitë në koalicionin drejtues – “Po e vazhdojmë ndryshimin” me liderë kryeministrin Kirill Petkov dhe ministrin e financave Asen Vasilev. 

"Ne nuk po ndiejmë që marrëveshja pas zgjedhore të jetë zbatuar dhe realizuar në një strategji menaxhimi të plotë. Gjithçka u mbulua me mjegull dhe gjërat filluan të ndodhin dita-ditës" - komenton në këtë lidhje politologu Ljubomir Stefanov. Ai është i mendimit se mungojnë masa afatgjata - shikojmë masa “këtu dhe tani”, të cilat nuk kanë horizont dhe nuk i shikojmë “pas 6, 12, dhe 24 muajsh”.Ivajllo Kallfin shkoi madje dhe më larg, duke e përcaktuar sjelljen e partive në koalicionin drejtues si të fëmijëve në dyqan: “Dëgjojmë turli farë dëshirash të pabesueshme dhe të gjithë duan gjithnjë e më shumë.” 

Mos vallë grumbullimi i krizave dhe sinjalet e ndryshme nga koalicioni drejtues nuk ngjallin një dëshirë për rishpërndarje të re të kartave politike? 

"Ne kemi një ndryshim të elitës politike, e cila është pa përvojë, është duke u mësuar në lëvizje dhe për këtë arsye ka një ndjenjë të përgjithshme të një pasigurie," komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare Dobromir Zhivkov, menaxher i agjencisë sociologjike “ Market Links”, e cila paraqiti një studim të vet sociologjik, të realizuar së bashku me BTV, për besimin e bullgarëve ndaj figurave bazë politike në drejtim. Po rriten shqetësimi dhe frika nga humbja e aftësisë blerëse, por shoqëria nuk është pjekur për zgjedhje përpara afatit, tregojnë të dhënat nga studimi.  

“Tendenca të një uljeje të besimit në institucionet dhe në figurat kryesore nga peizazhi ynë politik ka qenë e pranishme edhe në muajin e fundit. Kjo kryesisht u dedikohet disa krizave, të cilat formojnë stuhinë perfektë. Këto tendenca hapen kryesisht që nga fillimi i luftës, përkojnë me muajt e parë të kabinetit të tanishëm, i cili bashkë me parlamentin po vazhdon të humbasë besimin e qytetarëve bullgar.” 

Që nga janari deri në prill besimi ndaj Kuvendit Popullor është ulur me 14% (nga 22 në 8%), kurse ndaj qeverisë me 19% (nga 36 në 15%). Kryeministri Kirill Petkov po kështu po humbet përkrahje. Një besim ndaj tij shprehin 17% nga të anketuarit, kurse mosbesim – 68%. Sipas studimit, përsëri në pozitë të përparme mes partive politike del partia e Bojko Borisovit, kundra së cilës kishte protesta në masë përpara dy vjetëve. Nëse zgjedhjet ishin sot, për partinë GERB do të votonin 22,9% nga të anketuarit, pasojnë “Po e vazhdojmë ndryshimin” /16.9%/, Partia Socialiste Bullgare /11%/, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /9.3% dhe partia “Vëzrazhdane” /8.6%/. 

Partia Socialiste Bullgare është mbase partia e vetme, e cila mundet të proklamojë mjaft mirë qëllimet e veta dhe detyrat në këtë drejtim, por një pjesë jo e vogël e zgjedhësve të tyre janë të joshur nga projekti i ri i Stefan Janevit “Ngritja Bullgare”, kurse disa të tjerë - e radikalizojnë mendimin e tyre dhe janë të tërhequr mbase nga partia nacionaliste “Vëzrazhdane”, komenton Vesisllava Tançeva, eksperte mbi komunikimin politik. Sipas saj, zgjedhësit e Partisë Socialiste Bullgare hedhin poshtë pohimin se masat sociale dhe mirëqenia ekonomike janë të vetmet argumente në zgjedhjen e preferencave aktuale politike, sepse pavarësisht nga përpjekjet e Partisë Socialiste në sferën sociale, ata zhgënjehen dhe preferojnë një sjellje shumë më rusofilë, siç e shohin te Stefan Janevi dhe partia e tij. 

“Kjo në praktikë e hedh poshtë faktin se frigoriferi është argumenti kryesor gjatë zgjedhjes së preferencave politike në këtë moment. Përkundrazi , lufta është një faktor dhe në grafikët e hulumtimeve sociologjike kjo shihet qartë. Besimi në qeveri po ulet shumë shpejtë që nga fundi i shkurtit e këtej”, sqaroi ajo.  

Përpiloi: Elena Karkallanova 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD