Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trabanti rozë i Ina Nikollovës, apo kur ëndrrat bëhen realitet

Foto: arkiv personal

Kur një person ka një ëndërr, asgjë nuk mund ta ndalojë atë për ta realizuar. Në rininë e saj Ina Nikollova ëndërronte që një ditë të blinte një Trabant, ta lyente rozë dhe të udhëtonte nëpër Bullgari me të. 25 vjet më vonë, ëndrra e saj u bë realitet. Kudo që shfaqet, bukuroshja rozë e quajtur “Zana e Fluturave” është një atraksion i madh.

“Për një kohë të gjatë nuk e dija se çfarë emri t'i vendosja Trabantit. Fillova ta dekoroja nga jashtë - me lule, flutura dhe kështu më erdhi në mend emri. “Flutur” – sepse unë vetë jam një personazh “i lehtë”, pozitiv. “Zanë” – sepse më pëlqen të bëj magji, surpriza. Unë dhe makina ime jemi një tërësi”, tha para mikrofonit tonë Ina Nikollova.

Automjeti jotërheqës i verdhë u transformua në vetëm 10 muaj. Makina është krejtësisht e çmontuar, çdo pjesë e saj është restauruar dhe lyer me ngjyrë rozë – ngjyra e preferuar e Inës, sepse “krijon buzëqeshje tek unë dhe tek njerëzit”.


Me ngjyrë rozë është absolutisht gjithçka: jo vetëm interiori brenda, por edhe motori, madje lëngu i fshirësit. Qerpikët simpatikë me të cilët janë zbukuruar fenerët shtojnë një hijeshi më të madhe, si dhe lodrat prej pelushi brenda makinës, natyrisht rozë.

Vetë Ina Nikollova është një person po aq i ndritshëm. Me profesion llogaritare, por në zemër zanë, ajo është një person që udhëton shumë duke u përpjekur për ta shijuar jetën sa më shumë. Por megjithëse është e qeshur, pozitive dhe e veshur gjithmonë në rozë në harmoni me “Zanën e Fluturave”, pronarja e makinës origjinale nuk e shikon jetën me syze rozë:

E shoh botën rozë, por jam realiste”, thotë Ina. - Unë jam një njeri i zakonshëm, thjesht e bëj jetën time rozë. Ka edhe momente të errëta, por ato kalojnë shpejt, e rëndësishme është të shikosh gjithçka me buzëqeshje.”

Zana e Fluturave jo vetëm që shpërndan emocione të këndshme kudo, por është një mysafire e mirëpritur në paradat e makinave retro në të gjithë Bullgarinë, gjithashtu merr pjesë në kauza të ndryshme: ajo ka transportuar “kapakë për të ardhmen”, ka shpërndarë martenica /verore/ dhe vezë të Pashkëve, e ka kërkuar Plakun e Vitit të Ri …. Dhe kudo është mirëpritur ngrohtësisht dhe me buzëqeshje:

“Njerëzit gëzohen shumë, thonë gjithmonë se sa e bukur, e ndritshme dhe shumëngjyrëshe është makina. Më përshëndesin, duan të bëjnë fotografi, të hipin dhe kjo më jep kënaqësi, unë gjithmonë mbushem me emocione pozitive, sepse nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhej kaq e njohur”, tha Ina Nikollova për Radio Bullgarinë.

Ajo është një nga ata njerëz që na bën ta shikojmë jetën nga ana e saj më e bukur. A është kjo mënyra për ta kapërcyer më lehtë mërzinë në jetën tonë të përditshme?

“Kjo është një nga mënyrat, sepse nëse nuk e bëjmë vetë botën plot ngjyra, nuk ka kush tjetër ta bëjë këtë për ne. Nëse nuk i realizojmë vetë ëndrrat tona, nuk ka kush t'i realizojë ato - është kategorike Ina. “Njeriu duhet të bëjë për vete atë që është e mirë për shpirtin dhe zemrën e tij”.

“Zana e Fluturave” është ndoshta makina e vetme në botë që ka Klubin e vet të Fansave .

Së shpejti Ina do të realizojë ëndrrën e saj tjetër të madhe - të marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Shoferëve të Trabantit në Gjermani.

“Është gjatë gjysmës së dytë të qershorit, do të organizojmë disa makina Trabant dhe do të bëjmë një xhiro deri në Gjermani dhe anasjelltas - thotë Ina dhe shton: - Mesazhi im për të gjithë është të ëndërrojnë dhe të plotësojnë ëndrrat e tyre, sepse është një kënaqësi e brendshme”.

Dhe nëse diku në rrugët e Bullgarisë apo të botës takoni Inën dhe “Zanën e saj të Fluturave” – kjo pa dyshim do t’ju sjellë fat të mirë...

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkivi personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Krasimir Martinov

Ramona Tullumani: Në operën e Sofjes ndihem si Maria Callas

Sopranoja e njohur shqiptare Ramona Tullumani është një nga artistet me të cilën mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023), biletat për të cilin u..

botuar më 23-12-26 7.30.PD

Veselin Portarski – Babagjyshi bullgar i Krishtlindjeve në Berlin që dhuron tregime

"Mbrëmja shkoi mirë. Kjo ishte diçka normale. Në fund të fundit ishte Nata e Shenjtë... Atë ditë më caktuan një rol të rëndësishëm. Ndoshta më i rëndësishmi: ai i Babagjyshit të Krishtlindjeve" – kështu fillon tregimi "Dëshira që Babagjyshi i..

botuar më 23-12-23 12.20.MD
Foto: FB / Zlatimir Kolarov

Zlatimir Kolarov – mjeku me shpirt artisti

Disa njerëz në jetë kënaqen duke u marrë vetëm me një gjë të caktuar, por jo dhe ky njeri. Mjek reumatolog, skenarist, shkrimtar, profesor Zlatimir Kolarov është dëshmi se nëse njeriu ka dëshirë, mund t’ia dalë në çdo gjë. Dëshira për t'u bërë mjek ishte..

botuar më 23-12-16 12.05.MD