Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska: Qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk ka ndryshuar

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska
Foto: BGNES

"Qëndrimi i Bullgarisë nuk ka ndryshuar - zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë. Na duhen veprime konkrete. Humbëm 5 muaj në biseda, në intervista. Ne presim që të fillojë zbatimi i marrëveshjes," bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska. Ajo tha, cituar nga BTA, se është e gatshme t'ia konfirmojë këtë komisionerit evropian për zgjerim, Olivér Várhelyi, i cili së shpejti do ta vizitojë vendin tonë.

Më herët, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha në një intervistë se “topi” për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE është në duart e Bullgarisë.