"Qëndrimi i Bullgarisë nuk ka ndryshuar - zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë. Na duhen veprime konkrete. Humbëm 5 muaj në biseda, në intervista. Ne presim që të fillojë zbatimi i marrëveshjes," bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska. Ajo tha, cituar nga BTA, se është e gatshme t'ia konfirmojë këtë komisionerit evropian për zgjerim, Olivér Várhelyi, i cili së shpejti do ta vizitojë vendin tonë.
Më herët, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha në një intervistë se “topi” për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE është në duart e Bullgarisë.
Që të premten, menjëherë pasi kandidati për kryeministër i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Asen Vasilev mori mandatin nga Presidenti, partia filloi negociatat për formimin e qeverisë së re në përbërjen aktuale të Legjislaturës së 47 të Kuvendit..
Demarshi francez drejt Maqedonisë së Veriut për negociatat me BE-në Në Madrid, në forumin e NATO-së, Presidenti francez Emmanuel Macron tha, se ka një zgjidhje kompromisi për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut që..
Në një seancë të mbyllur, Kuvendi Popullor dëgjoi Kryeministrin e dorëhequr Kirill Petkov dhe shefat e shërbimeve të specializuara të sigurisë në lidhje me dëbimin e 70 diplomatëve rusë nga vendi ynë. Petkov u raportoi deputetëve se masa ishte..