Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse alfabeti cirilik është “alfabeti i paqes” për bullgarët në Hamburg

10
Foto: zaedno.hamburg

Festivali i Shkronjave do të mbledhë për të dytin vit radhazi shumë bullgarë që jetojnë në Gjermani. Nisma është e një grupi bashkatdhetarësh në Hamburg. Njerëzit me rrënjë bullgare në këtë qendër industriale të Gjermanisë janë të bashkuar në dëshirën për të punuar për bashkësinë nëpërmjet internetit në një grup të quajtur “Së bashku”. Dëshira e tyre e përbashkët është të kontribuojnë për ruajtjen e vetëdijes qytetare te bullgarët jashtë vendit. Ideja e tyre e radhës ka të bëjë me 24 majin – ditën, në të cilën përulemi para veprës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij dhe lavdërojmë alfabetin bullgar dhe letërsinë sllave.

24 maj është një ditë speciale në zemrën e çdo bullgari dhe shënohet në mënyrë festive në të gjitha shkollat anembanë Bullgarisë, sepse pikërisht aty para neve hapen dyert te librat, dijet dhe kultura. Kështu është edhe te bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit, por në vendet ku banojnë kjo është një ditë e zakonshme pune. Prandaj iniciativat e bullgarëve jashtë shtetit zakonisht organizohen ditët e fundjavës para ose pas 24 majit. Festivali i Shkronjave në Hamburg do të mbahet ditën e diele më 29 maj.

Ideja është që njerëzit të mblidhen dhe të shëtisin së bashku nëpër këndet më të bukura të këtij qyteti, i cili shpesh quhet “Porta drejt botës”. Në vende të caktuara do të ketë skena me shfaqje të muzikës së dhomës, do të organizohen mësime të hapura për fëmijë në vallëzim dhe këndim, teatër, puzzle me tekste në gjuhën bullgare, ekspozita dhe shumë takime në frymën e shkrimit, arsimit dhe kulturës bullgare.

Këtë vit konteksti i përgjithshëm shoqëror, në të cilin jetojmë, është tepër serioz që t’i mos kushtojmë vëmendje, prandaj motoja jonë është “Shkronja për paqe” - shpjegon iniciatori i festivalit Hristo Karabaxhakov, i cili ndodhet në Gjermani për më shumë se 20 vjet.

Hristo Karabaxhakov

“Me këtë kujtojmë se Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij janë ndër bashkuesit e parë të popujve të Evropës. Nëpërmjet misioneve të nxënësve të tyre në Moravinë e Madhe dhe më pas në Bullgari, shihet sesi vepra e tyre – alfabeti, bashkon popujt, nuk i ndan. Me iniciativën këtu, ne po u dërgojmë sinjal edhe miqve tanë nga Ukraina se ne jemi një i tërë dhe i mbështesim. Më shumë se 12 000 bullgarë të regjistruar jetojnë në Hamburg, ka dhe komunitete të mëdha të rusëve, serbëve dhe ukrainasve, dhe shumë të tjerë erdhën që nga shkurti. Në këtë qytet sllavët janë të përfaqësuar veçanërisht fortë. Për këtë arsye programi i festivalit do t’u drejtohet njerëzve nga komunitetet sllave. Ftesa jonë speciale është për ta.”

Kremtimi i veprës dhe kujtesës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij filloi që nga 11 maji në komunitetin bullgar në Gjermani.

Kisha bullgare në Hamburg kreu një rit sipas traditës ortodokse. Shkolla bullgare e së dielës gjithashtu ka mënyrën e vet për të shënuar festën e madhe të Vëllezërve nga Selaniku dhe të letërsisë bullgare – 24 majit. Dhe iniciativa e bullgarëve të rinj nga “Së bashku” sikur vjen për të bashkuar dy datat festive, dhe në të njëjtën kohë shpreh perceptimin e tyre modern për kulturën dhe traditat, duke i pozicionuar ato në mënyrë atraktive në përditshmen e njeriut modern.

“Për këtë arsye realizojmë një festival udhëtues nën formën e shëtitjes nga shkolla deri në kishën tonë në Hamburg. Përpiqemi të tërheqim më shumë njerëz në iniciativën tonë, duke i ftuar ata në një shëtitje të tillë përgjatë rrugës së paracaktuar. Pas festivalit të parë vitin e kaluar, zbuluam se bullgarët, dhe jo vetëm ata në Hamburg, janë të etur për këtë lloj përjetimi të pazakontë të festës. Është kënaqësi që tani mund t’i ftojmë edhe një herë të mblidhemi dhe të festojmë.”

Në Gjermani, grupi iniciator bullgar “Së bashku” i gëzon një mirëkuptim dhe mbështetje të madhe për secilën nga ngjarjet e organizuara. Tani, në kuadrin e Festivalit të Shkronjave një nga ndalesat e procesionit të veçantë bullgar do të jetë oborri i brendshëm i Universitetit në Hamburg.

Sipas bashkëbiseduesit tonë Hristo Karabaxhakov mbështetja nga pala gjermane është e pakushtëzuar. Mikpritësit ranë dakord për të siguruar të gjithë infrastrukturën dhe materialet në dispozicion, vetëm për të realizuar idenë e bullgarëve. Kjo i bën bashkatdhetarët tanë në Hamburg të ndihen të respektuar, të vlerësuar dhe plotësisht të barabartë. Kohët e fundit ata vënë re edhe rritje të interesit për Bullgarinë në Gjermani. Kjo do të thotë gjithashtu se Festivali i Shkronjave, të cilin ata po e organizojnë më 29 maj, do ta vizitojnë shumë qytetarë vendas gjermanë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: zaedno.hamburg, Facebook /@Zaedno.Hamburg, dveri.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD