Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një letër Komisionit Evropian ku kërkon marrjen e sasive të vaksinave kundër Covid-19 të përshtatura për nevojat e popullsisë. Ministria këmbëngul se shtetet duhet të jenë në gjendje të blejnë sasitë që u nevojiten vërtet. Sipas saj, praktika ka treguar se porositja e sasive të vaksinave që shumë herë tejkalojnë ato që janë realisht të domosdoshme nuk funksion.
Në letër theksohet se ofrimi i shërbimeve shëndetësore për refugjatët nga Ukraina kërkon burime financiare shtesë, të cilat mund të lirohen duke reduktuar sasitë e vaksinave të përcaktuara në kontratën e KE me Pfizer/BioNTech, në përputhje me nevojat reale të shteteve anëtare.
Të vaksinuarit kundër koronavirusit t’i nënshtrohen një karantine më të shkurtër është një ide që do të diskutohet të martën në këshillin e ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë, njoftoi Ministri përgjegjës në detyrë Asen Mexhidiev. Sipas..
Lidhja ndërsistematike e gazit me Greqinë nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por ka një rëndësi të madhe për arritjen e një diversifikimi real për Bullgarinë dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, theksoi Presidenti Rumen Radev në një..
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit konfirmoi çmimin e gazit natyror për muajin gusht në masën e rritjes së kërkuar nga “Bullgargaz”. Kështu, për 1 megavat orë do të paguhen 298 leva (152 euro), që paraqet një rritje prej 60 për qind në..