Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot i ngrohtë me diell

Foto: BGNES

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë, në kryeqytet do të jetë 10 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të rriten dhe do të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33 gradë, në Sofje rreth 28 gradë.

Do të mbajë mot me diell në bregun e Detit të Zi me erë të dobët jugperëndimore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 20-25 gradë, kurse uji i detit nga 13 në veri deri në 17 gradë në jug. Valat e detit do të jetë deri në dy ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot me diell me erë të dobët, në rajonet më të larta me erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 19 gradë, në 2000 m deri në 13 gradë.

Të dielën do të mbetet e ngrohtë. Në lindje dhe në rrjedhjen e sipërme të lumit Mesta priten reshje shiu.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordan Todorov

Raporti parlamentar për marrëveshjen me "Botash" paraqitet në prokuroritë bullgare dhe evropiane

BSP do t'i dërgojë Komisionit Kundër Korrupsionit, Prokurorisë bullgare dhe asaj evropiane raportin parlamentar për kontratën e transportimit të gazit me kompaninë shtetërore energjetike turke "Botash", njoftoi kryetarja e partisë Kornelija Ninova...

botuar më 24-04-18 5.28.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë nuk dëshiron të mbajë përgjegjësinë për ministrin e jashtëm

Unë jam i gatshëm për dialog me presidentin në çdo kohë, siç kam mbajtur deri më tani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për ndryshimet e propozuara në përbërjen e qeverisë në detyrë. Përgjegjësia për ministrat që propozoj është tërësisht..

botuar më 24-04-18 1.10.MD

Bullgaria ka mbështetjen italiane për anëtarësimin e plotë në Shengen

Presidenti italian Sergio Mattarella deklaroi mbështetjen e Romës për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen. Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Mattarella ndodhet në një vizitë dyditore në vend. Të dy diskutuan për zhvillimin e..

botuar më 24-04-18 9.48.PD