Më 24 maj në Bullgari shënohet Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave. Për ne bullgarët 24 maj është një nga ditët më të ndritshme të vitit. Kjo është festa e lartësimit shpirtëror, e synimit drejt përsosjes nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe të kulturës. Kjo datë është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Kisha Ortodokse Bullgare, e kanonizoi dy vëllezërit shenjtorë, dhe i nderon kujtimin e tyre më 11 maji. Programin e sotëm të Radio Bullgarisë ia kushtojmë këta dy iluministë, vepra e të cilëve respektohet në të gjithë botën e krishterë.
Më parë do t’ju tregojmë për jetën dhe veprën e të dy vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
Pas kësaj do të dëgjoni pse alfabeti cirilik është “alfabeti i paqes” për bullgarët në Hamburg . Sivjet bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani organizojnë për vitin e dytë “Festival të Shkronjave”, gjë për të cilën do të dëgjoni në këtë program.
Në rubrikën “Kënga e ditës” ju ofrojmë një këngë emblematike për festën “Himni i Shenjtorëve Kirill dhe Metodij”
Ju urojmë dëgjim të këndshëm.
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në rubrikën “Shoqëri” do të dëgjoni se si mund të takoni shpirtin binjak në male ose çfarë është një "shëtitje për beqarë". Në rubrikën..
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në rubrikën “Shoqëri” do të dëgjoni për një nismë të Organizatës Joqeveritare “Habitat Bullgaria”. Në rubrikën “Turizëm” do të bëjmë një shëtitje..
Të nderuar miq, në programin tonë të sotëm ju ofrojmë tema të përzgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Së pari do t’ju tregojmë për Batakun, i cili është shumë më tepër se një qytet i bukur në malin e Rodopeve me një histori dramatike dhe..
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë..
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi..