Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria sot – 24 maj 2022

Më 24 maj në Bullgari shënohet Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave. Për ne bullgarët 24 maj është një nga ditët më të ndritshme të vitit. Kjo është festa e lartësimit shpirtëror, e synimit drejt përsosjes nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe të kulturës. Kjo datë është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Kisha Ortodokse Bullgare, e kanonizoi dy vëllezërit shenjtorë, dhe i nderon kujtimin e tyre më 11 maji. Programin e sotëm të Radio Bullgarisë ia kushtojmë këta dy iluministë, vepra e të cilëve respektohet në të gjithë botën e krishterë.

Më parë do t’ju tregojmë për jetën dhe veprën e të dy vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.

Pas kësaj do të dëgjoni pse alfabeti cirilik është “alfabeti i paqes” për bullgarët në Hamburg . Sivjet bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani organizojnë për vitin e dytë “Festival të Shkronjave”, gjë për të cilën do të dëgjoni në këtë program.

Në rubrikën “Kënga e ditës” ju ofrojmë një këngë emblematike për festën “Himni i Shenjtorëve Kirill dhe Metodij”

Ju urojmë dëgjim të këndshëm.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 9 gusht 2022

Në fillim të programit të ditës më 9 gusht 2022 mund të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në rubrikën “Shoqëri” ju ofrojmë të dëgjoni intervistën me kryetaren e Komisionit për Bullgarët jashtë Shtetit në Legjislaturën e 47-të të..

botuar më 22-08-09 3.00.MD

Bullgaria sot – 8 gusht 2022

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të ditës më 8 gusht 2022 mund të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju tregojmë për StreetArt Festival 2022 në Staro Zhelezare. Si zakonisht do ta mbarojmë programin tonë me rubrikën e..

botuar më 22-08-08 3.00.MD

Bullgaria sot – 5 gusht 2022

Në fillim të programit të ditës më 5 gusht 2022 mund të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në rubrikën “Folklor” do t’ju informojmë për edicionin e 12-të të Tubimit Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në qytetin Koprivshtica. Në rubrikën..

botuar më 22-08-05 3.00.MD