Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Birrë me aromën e… malit Stranxha

Foto: Stamen Iliev

A mundet që birra të ketë aromën e....malit dhe më saktë të malit Stranxha - një nga skajet më të bukura dhe të paprekura të natyrës bullgare? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep Stamen Iliev, i cili i është përkushtuar ëndrrës së tij - të krijojë  birrë kraft me shije autentike dhe mesazh.

Stamen drejton një nga  distileritë më të mëdha në Bullgari, pas diplomimit në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv. Akoma si student, ai bën birrën e tij të parë kraft. “Kur  filluam të mësojmë në universitet, kishim zierje të birrës gjatë kohës së ushtrimeve. Dhe kështu nisi çdo gjë - me një kazan të vogël, pas të cilit u dashurova!”- kujtohet Stamen dhe shton se, akoma atëherë ka vendosur të përvetësojë deri në një përsosmëri sekretet e kësaj mjeshtërie, e cila nga një hobi dhe pasion kalon në një biznes fitimprurës familjar:


“Birrën e parë e zjeva në lokalin e prindërve të mi. Aty ka një kuzhinë të madhe me kazanë të mëdhenj të cilët i përdora. Dhe si zakonisht me kësmetin e fillestarit, birra ime e parë  u bë shumë e mirë! Gjatë asaj kohe babi im kishte mbjellë speltë. Ideja ishte që të ve në pijen time këtë speltë, kurse ndaj saj shtova dhe çaj nga Krimeja”- kujtohet Stamen Iliev.

Pas provave shtëpiake, ai lidhet me njerëz, të cilët kanë një kapacitet më të madh për zierjen e pijes. “Tanimë pothuajse 2 vjet punojmë bashkë. Dhe meqenëse instalimi nuk është dhe shumë i madh, sasitë janë të vogla dhe birra është gjithmonë e freskët”- thekson Stamen. Ai shpjegon se preferon që tu thotë klientëve, se birra i ka mbaruar, sesa tu propozojë një birrë të mbetur.

Për një nga birrat e tij të fundit - pije e errët, ai përsëri është i frymëzuar nga natyra e malit mistik Stranxha. Përdor resurset e malit, duke përfshirë dhe një ekstrakt nga lisi i Stranxhës.

“Lisi fillimisht është tharë, kurse pas kësaj ngjyhet me alkool etilik, i cili nxehet dhe qarkullon. Dhe në fund, ky alkool etilik bëhet mjaft i trashë, si karamel. Pija ka një aromë mjaft të fortë prej druri dhe vanilje, po të duash dhe brendi, është shumë intensive - thotë Stamen. - Përveç kësaj, që të gjitha birrat dhe paketimet e mia janë të orientuara te Stranxha, aty gjendet lokali ynë, aty filloi çdo gjë! Kemi dhe një birrë e cila i kushtohet filmit bullgar, i  xhiruar në fshatin Kondollovo në malin Stranxha - bëhet fjalë për filmin  "Zotëri për një ditë".


Etiketat e birrës kraft të Stamen Ilievit janë po kështu shumë interesante. Ato janë punim dore, të realizuara e të pikturuara nga motra e tij Monika Ilieva. Në to po kështu duket frymëzimi nga mali Stranxha.

Në bazë të materialit të Kalina Ençevës, BNR-Burgas

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Stamen Iliev


Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë me medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Informatikës

Nxënësit bullgarë fituan dy medalje argjendi dhe dy bronzi në Olimpiadën prestigjioze Ndërkombëtare të Informatikës, e cila u mbajt në Indonezi. Fituesit e medaljeve janë nxënës të klasave të 10, 11 dhe 12 dhe mësojnë në Sofje, Varna dhe Gabrovo...

botuar më 22-08-15 5.48.MD

Të rinjtë nga Varna ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre në zgjedhjen e një profesioni

Si të zgjidhni profesionin më të mirë për veten tuaj? Çfarë duhet të kemi parasysh kur e zgjedhim zhvillimin e karrierës? A do të mjaftojë ajo që e keni mësuar në klasë për kërkimin e punës? Përgjigjet e këtyre dhe pyetjeve të tjera do t'u japin të..

botuar më 22-08-14 9.15.PD

Pesë pemë shekullore në Parkun Stranxha do të marrin statusin e mbrojtur

Pemët e reja pesëshekullore në territorin e parkut natyror “Stranxha” janë gati të shpallen të mbrojtura. Ata janë të vendosura në territorin e komunës së Carevos, njoftoi menaxhmenti i rezervatit. Tre prej tyre janë të llojeve të lisit të..

botuar më 22-08-13 10.45.PD