Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi i ri humanitar për refugjatët ukrainas është i hapur edhe për hotelet

Video fjalimi i Kalina Konstantinovës
Foto: gov.bg

Në programin e ri humanitar për akomodimin e personave me mbrojtje të përkohshme do të mund të marrin pjesë edhe bazat shtetërore për pushime dhe vendet e akomodimit të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Turizmit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Programi i ri parashikon 15 leva për person në natë dhe ushqim tri herë në ditë.

"Ne jemi të qartë se në program do të mund të përfshihen kryesisht vende për akomodim të klasës më të ulët, si hotelet familjare," tha në një fjalim video Zëvendëskryeministrja për qeverisjen efektive Kalina Konstantinova.

Objektet me një ose dy yje kanë afro 175 mijë shtretër.

Sipas Zëvendëskryeministres, masa e deritanishme ka siguruar strehim për dhjetëra mijëra nëna ukrainase me fëmijë dhe ka mbështetur financiarisht një sërë biznesesh të prekura rëndë nga kriza e Covid.

Më shumë nga rubrika

Rodopet (Kanioni i ujëvarave, Smoljan)

Parashikimi i motit për 6 gushtin 2022

Ditën e shtune më 6 gusht do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira në zonat lindore dhe malore dhe në vende të izoluara do të bien reshje shiu afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët, në zonat lindore mesatare..

botuar më 22-08-05 8.25.MD
Arman Babikjan dhe Nikollaj Haxhigenov

Protesta në Sofje kundër politikës energjetike të kabinetit

Dy protesta po zhvillohen këtë mbrëmje në sheshin “Pavarësia” përballë Presidencës në kryeqytet. Edhe të dy janë kundër politikës së gazit të qeverisë së përkohshme. Njëra është e “Bullgarisë Demokratike” nën titullin "Bullgaria - e pavarur..

botuar më 22-08-05 7.31.MD
Kirill Petkov

Lidhja e gazit е Bullgarisë me Greqinë është në rrezik, mendon ish-kryeministri

Qeveria e përkohshme po vë në rrezik lidhjen e gazit me Greqinë (ICGB). Kështu shkruan ish-kryeministri Kirill Petkov në një postim në Facebook në komentin e tij të parë pas inaugurimit të qeverisë së përkohshme. Ai saktëson se me vendim të..

rinovuar më 22-08-05 6.38.MD