Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi i ri humanitar për refugjatët ukrainas është i hapur edhe për hotelet

Video fjalimi i Kalina Konstantinovës
Foto: gov.bg

Në programin e ri humanitar për akomodimin e personave me mbrojtje të përkohshme do të mund të marrin pjesë edhe bazat shtetërore për pushime dhe vendet e akomodimit të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Turizmit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Programi i ri parashikon 15 leva për person në natë dhe ushqim tri herë në ditë.

"Ne jemi të qartë se në program do të mund të përfshihen kryesisht vende për akomodim të klasës më të ulët, si hotelet familjare," tha në një fjalim video Zëvendëskryeministrja për qeverisjen efektive Kalina Konstantinova.

Objektet me një ose dy yje kanë afro 175 mijë shtretër.

Sipas Zëvendëskryeministres, masa e deritanishme ka siguruar strehim për dhjetëra mijëra nëna ukrainase me fëmijë dhe ka mbështetur financiarisht një sërë biznesesh të prekura rëndë nga kriza e Covid.

Më shumë nga rubrika

Nikollaj Millkov

Votimi jashtë shtetit do të jetë më i vështirë për të organizuar në Ukrainë

3 seksione zgjedhore do të hapen në Rusi për zgjedhjet parlamentare më 2 tetor, njoftoi Ministri teknik i Jashtëm Nikollaj Millkov në një mbledhje te presidenti. Në Rusi zakonisht organizohen 4-5 seksione, por ndoshta kësaj here do të jenë 3. Është..

botuar më 22-08-09 1.34.MD

Presidenti dëshiron të rritet besimi në votimin me makinë

Është me rëndësi të madhe që zgjedhjet e 2 tetorit të dallojnë një shumicë të qëndrueshme qeverisëse që do të merret me reformat urgjente dhe vendimet strategjike për vendin, tha Presidenti Rumen Radev. Në një takim me presidentin, Radev kërkoi..

botuar më 22-08-09 12.10.MD

Vendi filloi të dalë nga një valë tjetër e Covid

Matematikani nga Akademia Bullgare e Shkencave Prof. Nikollaj Vitanov, i cili monitoron parametrat e pandemisë së koronavirusit në vend, njoftoi se këtë javë numri i pacientëve me Covid në spital do të fillojë të ulet. Shkalla e vdekjeve do të..

botuar më 22-08-09 11.46.PD