Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi i ri humanitar për refugjatët ukrainas është i hapur edhe për hotelet

Video fjalimi i Kalina Konstantinovës
Foto: gov.bg

Në programin e ri humanitar për akomodimin e personave me mbrojtje të përkohshme do të mund të marrin pjesë edhe bazat shtetërore për pushime dhe vendet e akomodimit të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Turizmit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Programi i ri parashikon 15 leva për person në natë dhe ushqim tri herë në ditë.

"Ne jemi të qartë se në program do të mund të përfshihen kryesisht vende për akomodim të klasës më të ulët, si hotelet familjare," tha në një fjalim video Zëvendëskryeministrja për qeverisjen efektive Kalina Konstantinova.

Objektet me një ose dy yje kanë afro 175 mijë shtretër.

Sipas Zëvendëskryeministres, masa e deritanishme ka siguruar strehim për dhjetëra mijëra nëna ukrainase me fëmijë dhe ka mbështetur financiarisht një sërë biznesesh të prekura rëndë nga kriza e Covid.

Më shumë nga rubrika

Mbi 19% prej mostrave të Covid-19 janë pozitive

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1189. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 19,48% e 6103 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1024 të shtruarit në spitale, nga të cilët 53 janë në reparte të..

botuar më 22-08-18 10.04.PD

Inteligjenca ushtarake ukrainase pret një përshkallëzim të konfliktit me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Vizita e tij është me ftesë të Volodimir Zelenski. Tema kryesore për të..

botuar më 22-08-18 9.46.PD

Parashikimi i motit për 18 gushtin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor. Ditën e enjte, 18 gusht , do të mbajë mot me diell, pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore me vranësira. Vende, kryesisht në zonat verilindore do..

botuar më 22-08-17 6.35.MD