Në programin e ri humanitar për akomodimin e personave me mbrojtje të përkohshme do të mund të marrin pjesë edhe bazat shtetërore për pushime dhe vendet e akomodimit të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Turizmit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Programi i ri parashikon 15 leva për person në natë dhe ushqim tri herë në ditë.
"Ne jemi të qartë se në program do të mund të përfshihen kryesisht vende për akomodim të klasës më të ulët, si hotelet familjare," tha në një fjalim video Zëvendëskryeministrja për qeverisjen efektive Kalina Konstantinova.
Objektet me një ose dy yje kanë afro 175 mijë shtretër.
Sipas Zëvendëskryeministres, masa e deritanishme ka siguruar strehim për dhjetëra mijëra nëna ukrainase me fëmijë dhe ka mbështetur financiarisht një sërë biznesesh të prekura rëndë nga kriza e Covid.Dy protesta po zhvillohen këtë mbrëmje në sheshin “Pavarësia” përballë Presidencës në kryeqytet. Edhe të dy janë kundër politikës së gazit të qeverisë së përkohshme. Njëra është e “Bullgarisë Demokratike” nën titullin "Bullgaria - e pavarur..
Qeveria e përkohshme po vë në rrezik lidhjen e gazit me Greqinë (ICGB). Kështu shkruan ish-kryeministri Kirill Petkov në një postim në Facebook në komentin e tij të parë pas inaugurimit të qeverisë së përkohshme. Ai saktëson se me vendim të..
Rusia po dëbon 14 diplomatë bullgarë, njoftoi Ministria e Jashtme ruse. Ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin u thirr në Ministrinë e Jashtme në Moskë për t'i dorëzuar atij një notë ku janë shpallur persona non grata 14 punonjës të Ambasadës..
Anëtarësimi në еurozonë dhenë Zonën Shengen dhe mbajtja e zgjedhjeve jashtë vendit më 2 tetor – këto janë prioritetet kryesore të Ministrisë së..
411 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 252 nga një ditë më parë. Mbi 67% prej të..
Deri në fund të vitit 2022, fluturimet mallrash me aeroplanë bullgarë pa pilot do të nisin në Mesdhe dhe në vitin 2024 edhe në Bullgari. Fluturimet..