Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti i dy vëllezërve të Selanikut akoma ruan frymën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij

28
Foto: Ivo Ivanov

Më 24 maj, sipas traditës rilindëse, kudo qoftë në botë, bullgarët gjejnë gjithmonë një mënyrë për të shprehur respektin e tyre për veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij. Një mundësi e tillë për të kombinuar festën me adhurimin e vendeve që lidhen me dy vëllezërit është të kalojmë më pak se 300 km nga Sofja deri në Selanik të Greqisë.

Janë të panumërta monumentet në vendlindjen e mësuesve të parë sllavë, disa prej të cilave lidhen drejtpërdrejt me dy vëllezërit e shenjtë nga Selaniku dhe ia vlen të shihen. Sot do t’ju shoqërojmë atje me foto:

Për të zhytur në atmosferën e jetës së Shën Konstantin - Kirilli Filozof dhe Shën Metodij mjafton që në fillim të ngjitemi në citadelën e vjetër të qytetit, e cila ndodhej në pjesën verilindore më të paarritshme të kështjellës.

Për fat të keq në kohën më të re kjo fortifikatë ishte edhe burg politik, por fryma mesjetare të këtij vendi akoma është e ruajtur.

Që në hyrjen mbi portën na pret një pllakë të bukur prej mermeri me luaneshë gjidhënëse. Kompozicioni dhe subjekti fund e krye u ngjajnë punimeve plastike mesjetare prej guri të gjetura pranë qytetit bullgar Stara Zagora.

Absolutisht përputhet edhe kryefjala me dy pallonjtë. Pavarësisht se ndër shekuj ndërtesat u bënë më shumë, kur hyjmë në oborrin e kalasë mund të zbulojmë se ku rritën Metodij dhe vëllai i tij i vogël Kirill. Ati i tyre Leon (Luan bullgarisht) ishte ndihmësi i strategut të qytetit dhe me siguri familja jetonte në citadelë. Kështu që edhe djemtë e tij lindën diku këtu në vitet 815 dhe 827.

Dy djemtë e familjes Leon dhe Maria ndoshta u pagëzuan në fenë e Krishtere në kishën më të nderuar të qytetit  kushtuar mbrojtësit Shën Dhimitrij Çudibërësi të Selanikut. Megjithëqë bazilika e sotme u rindërtua plotësisht pas zjarrit të madhe në vitin 1919 altari dhe pagëzimorja e tempullit të vjetër nuk janë të prekur dhe ato ende qëndrojnë në kriptën nën altarin e ri.

Në afërsi të kishës është agora dhe ish tregu i Selanikut. Pikërisht këtu me siguri që kur ishin fëmijë dy vëllezërit kishin mundësi për të dëgjuar gjuhën sllave. Në jetëshkrimin e Shen Metodijit shkruhet, se kur perandori romak i përcolli në Moravi me një mision për të predikuar në një gjuhë të kuptueshme, ai u tha atyre: “A i dëgjoni këto fjalë, Filozof? Askush përveç teje nuk mund ta bëjë këtë punë. Pra, ja ku janë shumë dhurata për ju dhe shkoni, duke marrë me vete vëllain tuaj, Abati Metodij. Sepse ju jeni nga Selaniku dhe të gjithë banorët e këtij qyteti flasin sllavisht të pastër.”

Ky hark i Perandorit Galerij në afërsi të Universitetit të Selanikut sot është një vend i preferuar për takime si i të rinjve, ashtu edhe i të moshuarve. Në vitin 311 në qytetin Serdika Galerij botoi ediktin e parë për tolerancën ndaj të krishterëve, që para pasardhësit e tij Perandorit Konstantin i Madhi. Ndoshta kjo është arsyeja për të cilën ky hark mbijetoi, ndërsa nën harkun e tij kaluan edhe vëllezërit e rinj, krijues të shkrimit sllav.

Me siguri që nga shekulli i IX gjiri i mrekullueshëm, i thellë dhe i qetë, i qytetit të dytë më të rëndësishëm në Perandorinë Bizantine nuk ndryshoi ndjeshëm. Këtu, si sot, mbërritën mallra dhe njerëz nga i gjithë Mesdheu, të cilët e bënë botëkuptimin e dy edukatorëve dhe pagëzorëve të hapur për mbarë botën dhe për të gjithë popujt.

Sot në Selanik mund të shihet dhe një nga monumentet më interesante të Shenjtorëve Kirill dhe Metodij të shpallur bashkëmbrojtës të Evropës. Në vend të figurave tredimensionale prej bronzi, vëllezërit janë të përjetësuar në një piedestal që simbolizon fletën e një dorëshkrimi të vjetër. Ata janë të rikrijuar në stilistikën e mozaikut klasik të tempullit bizantin. Imazhet nuk janë madhështore, impozante apo dominuese, por të pa trupa, të ngritura shpirtërisht, tokësore dhe të domosdoshme, si vepra e Vëllezërve të Shenjtë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivo Ivanov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD